LAJMI I FUNDIT:

Kosova pa strategji për eksport

Kosova pa strategji për eksport

Kryetari i Shoqatës së Eksportuesve, Nexhat Hasani, ka thënë se bizneset eksportuese në Kosovë po përballen me vështirësi të ndryshme siç janë ato financiare, problemet me politikën fiskale, gjetja e tregjeve si dhe niveli i lartë i importeve.
Ai ka thënë se në Kosovë mungon një strategji e mirëfilltë për eksporte prandaj, sipas tij, bizneseve eksportuese, pos rregullimeve të çështjeve fiskale, u nevojitet edhe fuqi financiare dhe përkrahja nga qeveria.

Sipas tij, problemet me të cilat përballen eksportuesit disa herë u janë drejtuar Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë (MTI) dhe asaj të Financave (MF). Hasani ka deklaruar se bizneset në Kosovë po përballen po ashtu me problemin e furnizimit të lëndës së parë, si dhe me problemin e ambalazhit të makinerisë dhe pajisjeve të ndryshme.
“Ne duhet të bëjmë përpjekje aty ku ne mund të dominojmë në tregjet e huaja, siç është sektori i mineralëve, por mungon një strategji e mirëfilltë e eksportit. Ne kemi probleme me politikën fiskale, siç ishte rasti me Shqipërinë, por në vazhdimësi janë edhe problemet me tarifa të produkteve tona që eksportohen në Shqipëri”, ka thënë ai, duke shtuar se këto probleme sillen me Serbinë dhe Bosnjën.
“Ka disa vite flasim për këto probleme, por asgjë s’po lëviz në këtë drejtim. Vazhdimisht u jemi drejtuar institucioneve përkatëse, Ministrisë së Tregtisë dhe asaj Financave, mirëpo kohët e fundit paraqiten se i dinë problemet, por nuk kanë fuqi për t’i zgjidhur. Kështu që, kemi ardhur në një situatë kur nuk kemi më fuqi për t’i zgjidhur këto probleme”, ka deklaruar ai.

Hasani ka shtuar se për të depërtuar bizneset e Kosovës në tregjet evropiane u duhet një fuqi e madhe financiare dhe një mbështetje nga qeveria. “Në tregjet evropiane ka kritere të ashpra për të eksportuar”, është shprehur ai. Hasani ka bërë me dije se rënia e eksporteve është shqetësuese dhe, sipas tij, Qeveria e Kosovës dhe institucionet që merren me këtë çështje duhet ta kenë një qasje më serioze për tejkalimin e kësaj vështirësie. “Importi është një ndër vështirësitë më të mëdha, pasi kompanive tona që janë të përfshira në tregun vendor u shkakton vështirësi jashtëzakonisht të lartë. Debalanci i pagesave është 85 për qind me 15, kështu që është një debalanc jashtëzakonisht i vështirësuar ”, ka theksuar ai, duke shtuar: “Ne kemi importe, të cilat futen në vend pa asnjë kriter. Certifikim pa përmbushjen e standardeve të larta siç janë prodhimet që vijnë nga Turqia, Serbia, Maqedonia dhe vendet e regjionit. Për t’u eksportuar produktet e Kosovës duhet të kenë certifikimin 100 për qind. Ne ende nuk kemi kompani e cila merret me certifikim”.


Kryetari i Shoqatës së Eksportuesve, Nexhat Hasani, ka deklaruar se paratë nga diaspora nëpërmjet importit të lartë harxhohen jashtë shtetit. “Paratë e gatshme, të cilat i marrim nga diaspora dhe në forma të tjera, ne i qesim jashtë Kosovës, prandaj kjo e vështirëson edhe më tepër gjendjen edhe ashtu të vështirësuar të prodhuesve”, është shprehur Hasani /Epoka e Re/Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Fahrije Hoti thërret konferencë për media për të hënën, thotë se do t’i demantojë shpifjet e Faton Pecit

Fahrije Hoti thërret konferencë për media për të hënën, thotë se do t’i demantojë shpifjet e Faton Pecit

Ekonomi

"Edhe atëherë kishte media të lira", Peci: Refuzimi i aplikimit të KB “Krusha” në kohën e PAN-it nuk ka përbërë lajm

Ekonomi
Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër

Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër

Ekonomi
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Kalo në kategori