LAJMI I FUNDIT:

Moti i ligë shkakton prishje në rrjetin e KEDS-it

Moti i ligë shkakton prishje në rrjetin e KEDS-it

Erërat e fuqishme të ditës së djeshme dhe të reshurat e borës kanë shkaktuar prishje në disa distrikte të KEDS. Kështu njofton kjo kompani.

Sipas tyre, ekipet janë mobilizuar për të rregulluar prishjet në afatin më të shkurtë të mundshëm kohor.

Ata arsyetohen se kanë trashëguar rrjetin distributiv të vjetruar dhe në gjendje shumë të rëndë që fatkeqësisht nuk mund të përballojë erërat e forta, aq më shumë erërat me të cilat në këto momente po përballemi.


“Por, jemi zotuar në ndërrimin e kësaj situate për të mirë. Prandaj, projektet investuese janë intensifikuar deri tani dhe do të intensifikohen edhe më shumë në të ardhmen. Kjo punë është përshpejtuar më qëllim të ofrimit të shërbimeve sa më cilësore me energji elektrike për qytetarët në tërë territorin e Republikës së Kosovës në bazë të planit strategjik të investimeve”, thuhet në njoftimin e KEDS.

KEDS kërkon ndjesë nga të gjithë konsumatorët për të cilët furnizimi me energji elektrike ka qenë i pamundur me shpresë se ndërprerje të tilla do të minimizohen ose të zhduken fare./Telegrafi/