Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, priti sot në takim një delegacion faktmbledhës të nivelit të lartë të Emirateve të Bashkuara Arabe, të përfaqësuar nga sektori publik dhe privat, i udhëhequr nga kryesuesi i Departamentit të Zhvillimit Ekonomik, Shkëlqesia e Tij Ali Majed Al Mansoori.
Presidentja Jahjaga e vlerësoi vizitën e delegacionit në Kosovë, duke theksuar se bashkëpunimi me Emiratet e Bashkuara Arabe, që kanë ndihmuar Kosovën në periudhat më të rëndësishme të shtetformimit, është i një rëndësie të veçantë dhe ai duhet të thellohet në fusha të ndryshme, posaçërisht në atë të zhvillimit ekonomik.
Ajo e vlerësoi në veçanti përkrahjen që Princi i kurorës i Abu Dhabit, Sheiku Mohammed bin Zayed Al Nahyan, vazhdon t’i japë Kosovës dhe mbështetjen e tij për ngritjen e nivelit të bashkëpunimit në fushën ekonomike me Kosovën. Ajo tha se Kosova ka potenciale të mëdha edhe natyrore dhe njerëzore dhe ofron një klimë të mirë dhe siguri për investime dhe biznes, posaçërisht në fushën e bujqësisë e të energjisë, por edhe në fusha të tjera.
Kryesuesi i Departamentit të Zhvillimit Ekonomik të EBA-së, Shkëlqesia e Tij Ali Majed al Mansoori, tha se është i nderuar që viziton Kosovën me ftesën e Presidentes Jahjaga dhe i vlerësoi shumë të mira marrëdhëniet mes dy vendeve. Ai tha se delegacioni është në një mision faktmbledhës, i përbërë nga përfaqësues të sektorëve të ndryshëm, me qëllim të gjetjes së fushave ku mund të ndërtohet dhe zgjerohet bashkëpunimi, me synim që ai të jetë afatgjatë.
Sipas një komunikate të presidencës, vizita e delegacionit nga Emiratet e Bashkuara Arabe vjen pas takimit të fundit që Presidentja Jahjaga ka zhvilluar në Abu Dhabi me Princin e kurorës, Sheikun Mohammed bin Zayed Al Nahyan, me të cilin ka biseduar për thellimin e bashkëpunimit ekonomik dhe për investimin e EBA n ë Kosovë, në fusha të ndryshme. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëProplus Call Center po vjen edhe në Gjilan!
Ditët me fat kanë mbërritur në Neptun!
FASAL paraqet inovacionet e reja në Global Albanian Gastronomy Festival
Ekzaminime falas për kancerin e gjirit në Albi Mall më 12 dhe 13 tetor
Buxheti i Kosovës ngulfatet nga skemat sociale
Ministri Zharku përuroj asfaltimin e rrugës Botushë - Koshare
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Barcelona do të tentojë transferimin e yllit të Bayernit të cilit i skadon kontrata në fund të sezonit
Njihuni me "ishullin parajsë" në Belize, ku çmimi për një shtëpi nuk është i lirë, por ka shumë për të ofruar
Ky është çifti që thuhet se u gjetën të vdekur, të përqafuar nën rrënoja - pas përmbytjeve shkatërruese në Bosnjë
Ukraina nuk do të anëtarësohet në NATO për sa kohë që unë jam në krye të qeverisë sllovake - thotë kryeministri Fico
Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci
Tifozët e Man United po kërkojnë shitjen e një lojtari pas paraqitjes së dobët ndaj Aston Villës