Ministri në detyrë i Financave Besim Beqaj ka deklaruar se edhe përkundër rënies së rritjes ekonomike në Evropë dhe rajon, Kosova vazhdon të ketë rritjen ekonomike më të lartë në rajon, edhe pse jo në nivelin e pritur si rezultat i zhvillimeve ekonomike rajonale dhe politike në vend.
Duke folur në panelin kryesor të Forumit Ekonomik Berlini 2014, Ministri Beqaj ka folur për zhvillimet e fundit dhe reformat e ndërmarra, stabilitetin makro fiskal si dhe proceset që ndërlidhen me menaxhimin e financave publike.
“Edhe përkundër rënies së rritjes ekonomike në Evropë dhe rajon Kosova vazhdon të ketë rritjen ekonomike më të lartë në rajon edhe pse jo në nivelin e pritur si rezultat i zhvillimeve ekonomike rajonale dhe politike në vend. Gjithashtu përmes reformave që janë ndërmarrë në ATK dhe Doganë, në luftimin e ekonomisë joformale, korrupsionit dhe krimeve ekonomike, janë krijuar parakushte për zhvillim ekonomik dhe stimulim të investimeve në vend me qëllim të krijimit të vendeve të reja të punës”, ka thënë Ministri Beqaj.
Ai ka theksuar se duke iu falënderuar angazhimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës vendi ynë ka arritur përmirësim të dukshëm në Raportin e Bankës Botërore “Doing Business 2015”, duke u renditur në vendin e 75 në vitin 2014 nga 127 sa ishte në vitin 2012.
Ministri Beqaj gjithashtu theksoi se Republika e Kosovës dhe vendet e rajonit duhet të vazhdojnë me reformat gjithëpërfshirëse për të siguruar që ekonomitë tona të rriten me ritme të larta dhe më të qëndrueshme dhe kërkoi bashkëpunim të ngushtë rajonal dhe përkushtim për të përmbushur reformat e kërkuara për integrimin në BE si dhe u angazhua që BE-ja të ofroj të ardhme kredibile për rajonin, ashtu siç u theksua nga të gjitha vendet gjatë Samitit të Berlinit për Ballkanin Perëndimor të organizuar nga Kancelarja Merkel.
Në Forumin Ekonomik Berlini 2014 kushtuar ekonomisë, teknologjisë dhe industrisë së qëndrueshme kanë marr pjesë më shumë se 300 liderë botërorë që vijnë nga fusha e politikës, ekonomisë së bashku me akademikë dhe përfaqësues kryesorë nga sektori privat, nga të gjitha anët e botës. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëProplus Call Center po vjen edhe në Gjilan!
Ditët me fat kanë mbërritur në Neptun!
FASAL paraqet inovacionet e reja në Global Albanian Gastronomy Festival
Ekzaminime falas për kancerin e gjirit në Albi Mall më 12 dhe 13 tetor
Ligji i ri për tatimin në pronë, çfarë i pret bizneset nga viti i ardhshëm?
Interes i madh – stoku po shteron! Volvo xc90 me zbritje 20,000€ vetëm për pak blerës të mbetur!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Barcelona do të tentojë transferimin e yllit të Bayernit të cilit i skadon kontrata në fund të sezonit
Njihuni me "ishullin parajsë" në Belize, ku çmimi për një shtëpi nuk është i lirë, por ka shumë për të ofruar
Ky është çifti që thuhet se u gjetën të vdekur, të përqafuar nën rrënoja - pas përmbytjeve shkatërruese në Bosnjë
Ukraina nuk do të anëtarësohet në NATO për sa kohë që unë jam në krye të qeverisë sllovake - thotë kryeministri Fico
Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci
Tifozët e Man United po kërkojnë shitjen e një lojtari pas paraqitjes së dobët ndaj Aston Villës