Dy blloqet e Termocentralit “Kosova A”, A1 dhe A2, nga pas lufta më shumë kanë qenë jashtë funksioni se që kanë prodhuar energji elektrike. Më saktësisht njëri nga viti 2002 e tjetri nga viti 2006 asnjëherë nuk janë vënë në punë.
Por, janë afër 200 punëtorë që figurojnë si të punësuar në këto dy blloqe e që marrin pagë nga Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), edhe pse nuk dihet çfarë bëjnë.
Pagesa e tyre iu ngarkohet qytetarëve në faturat e tyre përmes shpenzimeve të energjisë elektrike. Burime të gazetës brenda kësaj korporate kanë bërë të ditur se në mesin e tyre ka punëtorë që nuk kryejnë asnjë punë, pasi blloqet janë jashtë funksioni dhe në të vërtetë ata nuk kanë çfarë të bëjnë.
Edmond Nulleshi, drejtor i Shërbimeve në KEK, konfirmon se blloqet A1 dhe A2 janë jashtë funksioni tash e një kohë të gjatë.
“Në termocentralin Kosova A, njësia A1 është ndalur në vitin 2006, ndërsa njësia A2 ka ndalur prodhimin në vitin 2002”, thotë Nulleshi.
Sipas Nulleshit, të gjithë punëtorët që kanë qenë të angazhuar në këto dy blloqe tash janë duke punuar në KEK dhe kryejnë punë tjera./Tribuna/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëDitët me fat kanë mbërritur në Neptun!
Proplus Call Center po vjen edhe në Gjilan!
Ekzaminime falas për kancerin e gjirit në Albi Mall më 12 dhe 13 tetor
AKK kërkon ndryshime në Ligjin për tatimin në pronë: Faturat mund të rriten deri në 300 përqind
FASAL paraqet inovacionet e reja në Global Albanian Gastronomy Festival
Durrësi ende ofron ditë të ngrohta - Shijo pushime të këndshme me oferta për toke
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Barcelona do të tentojë transferimin e yllit të Bayernit të cilit i skadon kontrata në fund të sezonit
Njihuni me "ishullin parajsë" në Belize, ku çmimi për një shtëpi nuk është i lirë, por ka shumë për të ofruar
Ky është çifti që thuhet se u gjetën të vdekur, të përqafuar nën rrënoja - pas përmbytjeve shkatërruese në Bosnjë
Ukraina nuk do të anëtarësohet në NATO për sa kohë që unë jam në krye të qeverisë sllovake - thotë kryeministri Fico
Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci
Tifozët e Man United po kërkojnë shitjen e një lojtari pas paraqitjes së dobët ndaj Aston Villës