LAJMI I FUNDIT:

Fushë Kosova, “streha” e të gjithëve – 76 ndërtesa banimi të ndërtuara pas luftës

Fushë Kosova, “streha” e të gjithëve – 76 ndërtesa banimi të ndërtuara pas luftës

Komuna e Fushë–Kosovës, është njëra nga komunat e cila është rritur më së shpejti, si për nga numri i banorëve po ashtu edhe për nga numri dhe shpejtësia e ndërtimeve.

Kjo komunë dallohet për një llojshmëri të popullsisë, ku dallohet një fluks i veçantë i popullsisë nga Lugina e Preshevës.
fushekosova9

Zëdhënësi i Komunës së Fushë-Kosovës, Ali Topalli, ka sqaruar për Telegrafin se numri i banorëve të regjistruar, në komunën e tyre, sipas regjistrimit zyrtar, është 34 mijë 816.


Megjithatë shton ai, sipas shënimeve të tyre të brendshme, numri i banorëve të Fushë-Kosovës e kalon numrin 50 mijë.
fushekosova10

“Komuna e Fushë-Kosovës, nuk ka shënime të sakta për numrin e popullsisë para vitit 1999”, shprehet ai.

Ndërsa, duke folur për prurjet e popullsisë në komunën e tyre, ka theksuar se Fushë-Kosova, gjatë viteve të fundit, është bërë vendbanim edhe i shqiptarëve nga Medvegja, Presheva, Bujanovci, Maqedonia, si dhe nga qytetet tjera të Kosovës.
fushekosova13
Ai më tutje ka sqaruar se në komunën e Fushë-Kosovës ka 88 objekte kolektive, prej të cilave 76 objekte janë të ndërtuara në periudhën kohore 2001-2014.

Topalli ka theksuar se komuna të cilën e përfaqëson ai, ka mundësi që ta përballojë rritjen e numrit të popullsisë dhe rritjen e ndërtimeve, sepse “ekziston infrastruktura komplete”. /Telegrafi/