LAJMI I FUNDIT:

Punëtorët serbë të Trepçës nga nesër në grevë, Vulin “paralajmëron destabilitetin”

Punëtorët serbë të Trepçës nga nesër në grevë, Vulin “paralajmëron destabilitetin”

Më shumë se 3000 punëtorë serbë në minierën e Trepçës në veri të Kosovës, kanë njoftuar se nga e hëna do të fillojnë një grevë e cila do zgjasë deri në, sipas tyre, “zgjidhjen e çështjes së pronësisë”.

Ministri për Punë dhe çështje Sociale në qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vulin, tha se “çdo protestë në Kosovë mund të çojë në destabilizim”, prandaj thotë se pret që “bashkësia ndërkombëtare të ndikojë në Prishtinë, se pastaj do të jetë tepër vonë”.