LAJMI I FUNDIT:

Fabrika hapet më 17 shkurt

Fabrika hapet më 17 shkurt

Pas shumë përpjekjeve, të natyrave të ndryshme, duket se fabrika për qepjen e mbulojave për makinat Volvo, Volskwagen dhe Audi, do të fillojë së funksionuari brenda pak ditësh.

Siç ka bërë të ditur kryetarja e komunës Mimoza Kusari -Lila, përmes një postimin në Facebook, inaugurimi zyrtar i kësaj fabrike e cila në Gjakovë ka ardhur nga kompania “Intertex”, do të bëhet me 17 shkurt, në përvjetorin e 7-të të pavarësisë së Kosovës.

Ndryshe, është bërë e ditur se në ditët e parë të funksionimit kjo fabrikë do të punësojë rreth 120 persona, të cilët duket se tashmë janë përzgjedhur nga ekspertët e kompanisë. Në konkursin që ishte hapur para rreth një muaji patën konkurruar mbi 400 banorë të komunës së Gjakovës, shifër që dëshmon për numrin e madh të të papunëve.


Por, zyrtarët e kompanisë “Intertex” kanë bërë të ditur se pas disa muajsh do të zgjerohen kapacitetet prodhuese e rrjedhimisht do të rritet edhe numri i të punësuarve.