LAJMI I FUNDIT:

Unitas do të dërgojë 1,000 kosovarë për të punuar në Gjermani

Unitas do të dërgojë 1,000 kosovarë për të punuar në Gjermani

Dy investitorë gjermanë, Mike Juraschek dhe partneri i tij Gerhard E. Brazel, thanë se planifikojnë të krijojnë 1,000 vende pune për kosovarët në Gjermani dhe vende tjera të BE-së.

Për këtë ata kanë krijuar kompaninë “Unitas Europe”, përmes së cilës do t’iu gjejnë punë kosovarëve në vendet e Evropës.

“Ne duam që së bashku me ju të krijojmë kompani të reja. Do të marrim 1,000 punëtorë nga Kosova dhe tu japim punë në Gjermani, apo në vendet tjera evropiane. Punëtorët e Kosovës do të punojnë në kompani gjermane”, tha Mike për Gazetën Fjala.


Të gjithë punëtorët të cilët do të përzgjidhen nga kjo kompani, do t’i nënshtrohen një procesi të verifikimit për të kaluarën e tyre, do të kryejnë teste të ndryshme mjekësore dhe do t’iu mundësohet që të mësojnë gjuhën gjermane para se të nisen për në Gjermani. “Të gjitha shpenzimet, përfshirë edhe kursin për gjuhën gjermane, do t’i mbulojë kompania”, tha ai.

Investitorët tashmë kanë nënshkruar një memorandum mirëkuptimi me Komunën e Ferizajt dhe gjatë këtij viti pritet të realizohet ky projekt, shkruan Gazeta Fjala.