LAJMI I FUNDIT:

Rritet akciza në duhan e alkool, hiqet kufizimi i vjetërsisë së veturave

Rritet akciza në duhan e alkool, hiqet kufizimi i vjetërsisë së veturave

Me urgjencë, Komisioni Parlamentar për Buxhet dhe Financa ka aprovuar vendimet e Qeverisë që kanë të bëjnë me rritjen e akcizës në duhan, pije alkoolike dhe vendimet për ulje të akcizës në veturat e importuara – sipas viteve të amortizimit dhe fuqisë motorike – e vajra për ngrohje.

Komisioni për Buxhet ka mbajtur një mbledhje urgjente me qëllim që të aprovojë vendimet e fundit të Qeverisë që kanë të bëjnë me financat.

Këto vendime i ka arsyetuar para komisionit ministri i Financave, Avdullah Hoti, i cili ka thënë se vendimet janë të përafërta me direktivat e Bashkimit Evropian.


“Direktiva e BE-së kërkon që minimumi i akcizës së aplikueshme që aplikohet nga viti 2014 të jetë 90 euro për njëmijë copë, ndërkohë që ne e kemi 32 euro. Tash po planifikojmë ta çojmë në 35 euro. Normalisht, për shkak të dallimeve që i kemi në standardin e jetës në të ardhura, ne jemi larg arritjes së kësaj vlere të akcizës”, ka thënë Hoti.

Po ashtu, ai ka thënë se me ketë vendim është propozuar heqja e normës së akcizës në alkoolin medicinal për të cilin është krijuar kod i veçantë doganor me të cilin do të merret Dogana.

“Tek akciza në vetura, propozojmë që të hiqet vjetërsia – kufizimi në vjetërsi që ka qenë më herët deri në 30 vjet – duke i rishikuar edhe normat përkatëse sipas vjetërsisë, me arsyetimin që Qendrat e Kontrollit Teknik të veturave të sigurojnë gjithmonë që me rastin e importit të veturave çështjet e emetimit të gazërve tjera të janë në përputhje me direktivat evropiane”, ka thënë Hoti, raporton KP.

Ai ka shtuar se është studiuar tregu dhe është parë që edhe në vendet e Bashkimit Evropian lejohet të operojnë vetura më të vjetra se 30 vite. Po ashtu, ai ka bërë të ditur edhe për vendimin për vajin për ngrohje, që kanë vendosur që të zvogëlohet informaliteti në këtë fushë.

Lulzim Rafuna, drejtor i Doganës, ka treguar kategoritë e liruara për import të vetura pa dogana.

“Ka vetura që janë të liruara prej doganës e që janë për kategori të caktuara, për shembull misionet diplomatike, kategoria e invalidëve të luftës, personat me nevoja të veçanta, pastaj janë organizatat joqeveritare”, ka thënë Rafuna.

Besa Gaxherri, anëtare e Komisionit, ka thënë se Kosova është e mbushur me automjete të vjetra. Mirëpo, sipas saj, Kosova është vend i varfër dhe i duhen ato.

Po ashtu, Komisioni nuk e ka miratuar kërkesën e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione lidhur me peticionin kundër shtrenjtimit të çmimit të energjisë elektrike. Naser Osmani, kryetar i Komisionit për Buxhet dhe Financa, ka thënë se komisioni jep rekomandime vetëm për çështjen që i takon këtij komisioni. Po ashtu, Osmani ka thënë se Qeveria duhet sa më shpejtë të procedojë në Kuvend projektligjin për ndryshimin edhe plotësimin e Ligjit për Tatimin në Vlerën e Shtuar dhe të propozohet zbritja e TVSH-së në konsumin e energjisë.

Në trend Ekonomi

Më shumë

"Pastrimi" paralajmëron procedimin e borxheve tek përmbaruesit, pagesa e faturave deri më 6 shtator

Ekonomi
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Auto Sherreti
Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

ATC Kids
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Situata afariste në gjigandin “Trepça”, 80 sistemime në ecurinë e prodhimit në njësinë Trepça – Stan Tërg, po përgatitet edhe trajnimi i 19 minandezësve

Situata afariste në gjigandin “Trepça”, 80 sistemime në ecurinë e prodhimit në njësinë Trepça – Stan Tërg, po përgatitet edhe trajnimi i 19 minandezësve

Ekonomi
Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Prishtina Ticket
Kalo në kategori