LAJMI I FUNDIT:

Haliti: Ka fatura fiktive të lëshuara pa u bërë fare transaksioni

Haliti: Ka fatura fiktive të lëshuara pa u bërë fare transaksioni

Sonte në emisionin “Puls” të KTV-së u debatua për punën e Administratës Tatimore. Mysafirë të emisionit ishin drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës, Behxhet Haliti dhe Zekirja Shabani, gazetar i fushës së ekonomisë.

Haliti tha se institucioni që ai drejton është duke performuar mirë dhe se çdo vit ka rritje, rritje kjo që, sipas tij, e mbush buxhetin.

“Kemi bërë reforma. Jemi shumë më efikas. I kemi rreth 330 inspektorë terreni dhe 90 mbledhës tatimor e edhe 100 zyrtarë për edukim të tatimit. Hendeku tatimor në Kosovë është rreth 34%. Ekonomia joformale del rreth 1,600 miliardë euro, por në kuadër të saj 662 milionë janë ekonomi joformale që janë identifikuar në sektorin e bujqësisë, kurse ikja nga TVSh-ja del diku të jetë rreth 150 milionë euro apo rreth 3% që është mesatarja e shteteve të BE-së. ATK mbledh rreth 47% TVSH-në e tjerat janë tatime direkte. 50% të borxheve janë të pambledhshme dhe vetëm nëse i bllokoj kontot e ujësjellësit e krejt qyteteve”, ka thënë Haliti.


Haliti foli edhe për faturat fiktive, duke thënë se ka raste kur ka fatura fiktive pa ndodhur transaksioni fare.

Bizneset, sipas tij, bëjnë evazion fiskal me transaksion trekëndësh, ndërsa theksoi se për shkak të faturave fiktive ka pasur edhe arrestime.

“Ne projeksionin qeveritar janë rreth 400 milionë euro, por ne do të arrijmë deri në 350 milionë euro. Ne nuk mundemi të gjenerojmë më shumë mjete se sa është ekonomia reale e vendit. Me faljen e borxheve, me vendimin e qeverisë, do të përfitojnë amvisëritë familjare. Kategoritë në të cilat do të përfitojnë qytetarët do të jenë rryma, uji, ngrohja e tatimi në pronë. Do të bëhen publik edhe emrat e atyre që do t’ju falen borxhet”, theksoi Haliti.

Ndërkaq, gazetari Zekirja Shabani tha se shmangja e tatimit bëhet pikërisht nga inspektorët sepse, sipas tij, “këta i mësojnë bizneset si t’ju shmangen tatimit.

“Inspektorët janë elementi kyç i dallavereve për t’ju shmangur tatimeve. Këtë edhe raporti i auditorit e ka thënë sepse ka shumë mospunë nga ana e tyre. Kosova i ka mbi 100 mijë biznese. Gjysma e tyre nuk paguajnë tatim. 63 mijë biznese nuk paguajnë tatim asnjëherë. ATK nuk e ka kryer punën si duhet sepse ka lejuar regjistrimin e bizneseve pa numër fiskal, me numër fiktiv, në emër të personave të vdekur vetëm për të fituar një tender. Pra, ATK e ka të pamundur t’i gjej këta pronarë që kanë bërë qarkullim milionësh”, ka thënë Shabani.

Ai theksoi se në bazë të raportit të auditorit të vitit 2012, ATK-ja çdo vit i ka humbur nga 20 milionë euro borxhe që s’ka pasur mundësi t’i mbledhë, “që i bie se i ka të paarkëtueshme”.

“ATK ka shumë punë dhe do të performojë më mirë sikur t’i edukojë inspektorët në mënyrë që ata të mos i ndihmojnë bizneset që t’i shmangen tatimit”, ka përfunduar Shabani.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Auto Sherreti
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Prishtina Ticket
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Melodia Px
Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

ATC Kids
Situata afariste në gjigandin “Trepça”, 80 sistemime në ecurinë e prodhimit në njësinë Trepça – Stan Tërg, po përgatitet edhe trajnimi i 19 minandezësve

Situata afariste në gjigandin “Trepça”, 80 sistemime në ecurinë e prodhimit në njësinë Trepça – Stan Tërg, po përgatitet edhe trajnimi i 19 minandezësve

Ekonomi
Kalo në kategori