Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka vizituar të enjten Komunën e Lipjanit ku është takuar me udhëheqjen komunale, si dhe ka vizituar objekte arsimore e ekonomike në Lipjan.
Pas takimit me kryetarin e Komunës, Imri Ahmeti, dhe me qeverinë komunale, Mustafa bëri të ditur se gjatë takimeve është diskutuar lidhur me çështjet të cilat e preokupojnë këtë Komunë.
“Është çështja e pastrimit të ujërave të zeza, një çështje e pazgjidhur e kësaj komune, dhe e shtratit të lumit Sitnica që për arsye të vërshimeve rrezikon popullatën dhe pasuritë. Këto do t’i trajtojmë me Ministrinë e Ambientit, me Qeverinë dhe me ministritë e tjera. Janë çështjet e aktivizimit të dy zonave ekonomike të cilat ekzistojnë këtu, të cilat do të vihen në shërbim të kompanive të ndryshme, në tërheqjen e investitorëve të jashtëm e në shërbim të punësimit dhe të prodhimit vendor. Kemi probleme edhe në fushën e arsimit, sepse ka shkolla të cilat kanë filluar shumë herët e të cilat nuk janë përfunduar, ndërsa fëmijët vazhdojnë të mësojnë në kushte jo të mira”, theksoi kryeministri Mustafa, duke përmendur edhe problemet e borxheve të trashëguara, të cilat janë mjaft të larta dhe të cilat qëndrojnë në proporcion 3 me 1 në krahasim me kapacitetin buxhetor për investime në këtë komunë.
Mustafa po ashtu tha se do të përcaktohen së bashku prioritetet.
“Këto synime janë synime tona të përbashkëta të zhvillimit të kësaj komune, e cila është shumë afër Prishtinës dhe e cila duhet të ndajë fatin edhe të pjesës së komunave të tjera që gravitojnë në këtë pjesë të Kosovës”.
Gjatë qëndrimit në Lipjan, Mustafa vizitoi edhe Fabrikën “Fox Marble”, në fshatin Ribar i Madh, ku u njoftua për këtë investim të rëndësishëm për nxjerrjen dhe përpunimin e Mermerit.
Ndërkaq, ambasadori britanik, Ruairi O’Connell, i pranishëm në këtë vizitë, vlerësoi rëndësinë e përkrahjes së Qeverisë për projekte të tilla.
“Kjo tregon që investimi nga vendet e huaja në Kosovë është i mundur. Është e mundshme të tregohet se ka qasje në zhvillimin ekonomik në Kosovë, nëse ka mbështetje nga ana e Qeverisë dhe nga ana e institucioneve të Kosovës”, tha ambasadori britanik, duke shprehur mbështetjen dhe bindjen se ky projekt i rëndësishëm, që punëson njerëz, do të ketë sukses në të ardhmen. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia
Lëngjet Relax, produkti shqiptar më i shitur në Itali
Situata afariste në gjigandin “Trepça”, 80 sistemime në ecurinë e prodhimit në njësinë Trepça – Stan Tërg, po përgatitet edhe trajnimi i 19 minandezësve
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet
Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia
Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids
Si të blini veturën perfekte me 100% financim? Zbuloni sekretet e platformës më serioze në vend
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"A u shit Yamal nga Barcelona te Betisi shkaku i krizës?", pamje që kanë lënë tifozët katalunas të shokuar
Me listën e të nominuarëve tashmë publike: Kush është favoriti për Topin e Artë
Liverpooli tashmë ka gjetur zëvendësuesin e Salah, luan te Real Madridi
“I harxhonte lekët me gra të tjera, veprova në gjaknxehtësi”, dëshmia në polici e 30-vjeçarit që vrau babanë në një fshat të Durrësit
Kush janë aleatët kryesorë të Donald Trump në Evropë?
HISTORIKE: Granit Xhaka nominohet për Topin e Artë