Përveç produkteve ushqimore, sipas ligjeve në fuqi Kosova duhet të ketë edhe rezervat emergjente të derivateve të naftës.
Të gjitha deponitë dhe pikat shitëse të derivateve të naftës, janë të obliguara që të mbajnë në çdo kohë në stoqe, së paku pesë për qind të kapaciteteve të tyre deponuese, për qëllime të rezervave emergjente ose çrregullimeve në treg.
Zyrtarë të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë pohojnë se tashmë ka produkte të naftës si mall rezervë. Sa i përket rezervave të obligueshme, deri në vitin 2022 duhet të janë përafërsisht 150.000 tonelata produkte të naftës dhe këto rezerva janë transparente.
Rezervat strategjike të derivateve të naftës përcaktohen si stoqe intervenimi në rast të fatkeqësive elementare, epidemive ose katastrofave teknologjike. Por, përfaqësues të naftëtarëve theksojnë se jo të gjitha deponitë dhe pikat e shitjes mbajnë sasinë e kërkuar si rezerva të obliguara, përderisa ekspertë për këtë çështje konsiderojnë se kjo përqindje është shumë e ulët.
Fadil Berjani, kryetar i Shoqatës së naftëtarëve të Kosovës, thotë se edhe pse një pjesë e operatorëve ruan stoqet, megjithatë nuk dihet se sa është sasia e rezervave shtetërore të naftës.
“Rezervat shtetërore të naftës nuk dihet saktë sa janë, edhe pse ekziston një sasi e konsiderueshme e rezervave, por nuk i plotëson rezervat e nevojshme për periudhën 90 ditore. Do të thotë nuk ka mundësi që rezervat shtetërore të jenë të gatshme për 90 ditë”, thotë Berjani.
Në anën tjetër, Nazmi Bytyçi nga Oda Ekonomike e Kosovës, thotë se kjo sasi e grumbullimit prej 5 për qind është e pamjaftueshme dhe, sipas tij, duhet të rritet përqindja e sigurimit.
Sipas standardeve evropiane, rezervat e derivateve të naftës duhet të arrijnë për një periudhë 90 ditore.
“Kosova nuk ka kapacitet, kështu që ka ardhur deri te ligji që përfshin pesë për qind. Por, pesë për qind si rezervë shtetërore është i papërfillshëm, sepse ajo është sasi shumë e vogël, kështu që pritet rritja e sasisë me ligjin e ri që është në përpunim”, thekson Bytyçi.
Ndërkaq, Berjani thotë se sigurimi i rezervave shtetërore të derivateve të naftës nuk mund të kërkohen nga sektori privat, pasi askush nuk paguan asgjë, dhe se këto rezerva, sipas tij, duhet t’i grumbullojë shteti.
“Normalisht që sektori privat nuk ka llogari të mbajë asgjë nëse nuk ka interes. Them se duhet të mendohet që të caktohet një çmim. Dhe, ne kemi kërkuar, si Shoqatë e naftëtarëve, që në mënyrë reciproke të shpërndahet rezerva shtetërore në të gjitha deponitë e Kosovës. Kjo do të ishte shumë e mirë për shtetin dhe për bizneset që operojnë në Kosovë”, shprehet Berjani.
Ndryshe, sipas Draftligjit të ri për Rezerva të Obligueshme të naftës sipas Direktivës Evropiane 119/2009, i cili pritet të dërgohet në Qeveri dhe Kuvend për aprovim, mund të startohet me krijimin e rezervave të obligueshme të naftës, e që i bie 90 ditë të importit ditor të naftës. Qeveria e Kosovës, nëpërmjet ministrit të Tregtisë dhe Industrisë, së paku një herë në vit i raporton Kuvendit të Kosovës për gjendjen dhe administrimin me rezerva shtetërore të mallrave. /REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia
Lëngjet Relax, produkti shqiptar më i shitur në Itali
Situata afariste në gjigandin “Trepça”, 80 sistemime në ecurinë e prodhimit në njësinë Trepça – Stan Tërg, po përgatitet edhe trajnimi i 19 minandezësve
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet
Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia
Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids
Si të blini veturën perfekte me 100% financim? Zbuloni sekretet e platformës më serioze në vend
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"A u shit Yamal nga Barcelona te Betisi shkaku i krizës?", pamje që kanë lënë tifozët katalunas të shokuar
Me listën e të nominuarëve tashmë publike: Kush është favoriti për Topin e Artë
Liverpooli tashmë ka gjetur zëvendësuesin e Salah, luan te Real Madridi
“I harxhonte lekët me gra të tjera, veprova në gjaknxehtësi”, dëshmia në polici e 30-vjeçarit që vrau babanë në një fshat të Durrësit
Kush janë aleatët kryesorë të Donald Trump në Evropë?
HISTORIKE: Granit Xhaka nominohet për Topin e Artë