Jo të gjithë të papunët në Kosovë janë të interesuar të punojnë. Kompania e verarisë “Stone Castle” në Rahovec, për të nëntin vit me radhë ballafaqohet me këtë problem. Përfaqësuesi ligjor i kësaj kompanie, Agron Aliçkaj, thotë se në vazhdimësi janë në kërkim të punëtorëve, por interesimi është shumë i vogël për të punuar në vreshtari.
“Problemet më të mëdha i kemi për gjetjen e punëtorëve për punë sezonale, mirëpo punët sezonale janë nëntë muaj gjatë vitit në kompaninë tonë. Përgjatë kësaj periudhe, ne kemi nevojë për deri në 500 punëtorë”, tregon ai.
Aliçkaj tregon se konkursi për vende pune të lira në kompaninë “Stone Caste” është i hapur gjatë tërë vitit. Në qendrën për punësim në Prizren dhe Gjakovë, thekson ai, kushdo që paraqitet dhe është i interesuar për të punuar, i ka dyert e hapura.
Pagat për vendet e lira të punës që po kërkon kompania “Stone Castle”, sipas Aliçkajt, janë nga 260 euro deri në mbi 300 euro në muaj, ndërkohë që transporti është i siguruar nga kompania.
Paga që kjo kompani ofron për punëkërkuesit, shton Aliçkaj, është mesatarja e pagës në Kosovë, por, sipas tij, të rinjtë nuk janë edhe shumë të interesuar të punojnë në bujqësi.
“Nëse e shohim strukturën (për kah mosha) e atyre që punojnë në kompaninë tonë, janë të moshës mbi 50 vjeçare. Kemi shumë pak punëtorë të gjeneratave të reja. Të rinjtë po u ikin këtyre punëve, edhe pse nuk janë punë shumë të rënda. Kur një i moshuar po mundet të punojë, pse nuk mund të punojë një i ri?! Por, të rinjtë tanë po dëshirojnë të punojnë vetëm në zyre”, shton ai.
Kosova për vite me radhë është ballafaquar me shkallë të lartë të papunësisë dhe atë mbi 30 për qind. Në qendrat e punësimit në mbarë Kosovën janë të regjistruar rreth 300 mijë të papunë. Ndërkohë, çdo vit në tregun e punës në Kosovë hyjnë deri në 25 mijë të rinj të aftë për punë.
Edhe në “Bursën e punësimit”, një aktivitet që organizon Aleanca Kosovare e Biznesit çdo vit në Kosovë, ishte evidentuar se të rinjtë e papunë kishin hezituar të punësohen në punë sezonale.
“Ka raste kur kompanitë vendore hapin konkurs për punë të ndryshme, sidomos punë sezonale, dhe të rinjtë hezitojnë të punojnë në këto kompani për një kohë të caktuar”, pohon Agim Shahini. “Edhe diaspora këtu, në një masë, e ka bërë krahun e punës në Kosovë të painteresuar për punë, për shkak të dërgesave. Arsyetimet e shumë të papunëve është se ne marrim një shumë të të hollave mujore nga diaspora dhe kjo na mjafton për të jetuar. Nga perspektiva afatgjate kjo është mjaft shqetësuese, se këta të rinj dalëngadalë po e humbin interesimin për punë”.
Kosova konsiderohet si një ndër shtetet me më së shumti dërgesa të emigrantëve, ku në të shumtën e rasteve këto dërgesa shfrytëzohen për konsum familjar. Në vit shuma e remitencave është mbi 600 milionë euro. /REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia
Lëngjet Relax, produkti shqiptar më i shitur në Itali
Situata afariste në gjigandin “Trepça”, 80 sistemime në ecurinë e prodhimit në njësinë Trepça – Stan Tërg, po përgatitet edhe trajnimi i 19 minandezësve
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet
Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia
Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids
Si të blini veturën perfekte me 100% financim? Zbuloni sekretet e platformës më serioze në vend
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"A u shit Yamal nga Barcelona te Betisi shkaku i krizës?", pamje që kanë lënë tifozët katalunas të shokuar
Me listën e të nominuarëve tashmë publike: Kush është favoriti për Topin e Artë
Liverpooli tashmë ka gjetur zëvendësuesin e Salah, luan te Real Madridi
“I harxhonte lekët me gra të tjera, veprova në gjaknxehtësi”, dëshmia në polici e 30-vjeçarit që vrau babanë në një fshat të Durrësit
Kush janë aleatët kryesorë të Donald Trump në Evropë?
HISTORIKE: Granit Xhaka nominohet për Topin e Artë