LAJMI I FUNDIT:

Auditori gjen një mal shkeljesh financiare te AKP-ja

Auditori gjen një mal shkeljesh financiare te AKP-ja

Zyra e Auditorit të Përgjithshëm (ZAP) ka gjetur një mal shkeljesh tek Agjencia Kosovare e Privatizimit. Shkelje më të mëdha janë vërejtur te pagesa për shërbimet e likuidimit nga fondet e Ndërmarrjeve Shoqërore në Likuidim, prokurim dhe shpërndarje të 20 përqindëshit.

“Shpenzimet e Autoritetit të Likuidimit dhe të këshilltarëve mbështetës janë të parapara si prioritet sipas ligjit të AKP-së dhe pagesat për shpenzimet e likuidimit nga fondi i mirëbesimit kanë vazhduar në 2014. Kjo i redukton fondet në mirëbesim dhe rrjedhimisht edhe fondet që duhet t’u paguhen përfituesve. Gjatë vitit 2014, AKP ka paguar 3,769,906 euro për shpenzimet e Autoritetit të Likuidimit, totali i shumës së paguar nga këto fonde për tri vite deri tani është 9,007,042 euro dhe kjo çështje konsiderohet që është në kundërshtim me ligjin e AKP-së”, thuhet në raport të ZAP-së.

ZAP ka identifikuar si me rrezik se pagesa e shërbimeve të likuidimit nga fondet e NSH-ve në likuidim paraqet rrezikun që fondet në mirëbesim të mos shpërndahen sipas prioriteteve të caktuara me ligjin e AKP-së.


Përveç rreziqeve të lartcekura, si rreziqe domethënëse ZAP-ja ka identifikuar e dhe shpërndarjen e 20% për ish punëtorët e NSH-ve dhe pagesat e bëra për anëtarët ndërkombëtarë të Borit të Drejtorëve.

Sipas ZAP-së, rregullorja e brendshme për shpërndarjen e 20% i tejkalon dispozitat e rregullores bazike.

ZAP, ka gjetur se një rregullore e brendshme e AKP-ës e aplikon rregulloren e UNMIK-ut 2003/13 për vlerësimin e legjitimitetit të përfituesve të 20%-ëshit kryesisht sa i përket përfituesve – që të jenë të regjistruar si punëtorë në kohën e privatizimit dhe të jenë në listën e pagave për së paku 3 vjet. R

Rregullorja, sipas ZAP-së, i mbizotëron/tejkalon dispozitat e rregullores së UNMIK-ut.

Po ashtu, ZAP ka gjetur se AKP kishte paqartësi në kalkulimin e kohës për kompensim për mbledhjen e bordit për periudhën deri në gusht 2014 prej kur nuk ka funksionuar bordi.

ZAP po ashtu ka gjetur shkelje gjatë procesit të privatizimit përmes likuidimit. Në valën 26 të Shitjeve përmes Likuidimi t Bordi i Drejtorëve ka aprovuar shitjen e ndërmarrjeve me vetëm nga një ofertues.

Në 2 raste të tjera Bordi i Drejtoreve ka vendosur t’i refuzojë shitjet me 3 dhe 5 ofertues. Sipas ZAP-së, nuk janë ofruar analiza të nevojshme për ti mbështetur veprimet e tilla e të cilat janë në kundërshtim me rregulloret e brendshme dhe duke deklaruar se ky vendim është i drejtë i DB-ës.

Po ashtu edhe në prokurim ZAP ka gjetur se AKP nuk kishte vendosur një çmim të pritur në kontratën kornizë me OE “Audit AK NSH” për auditim të ndërmarrjeve shoqërore.

Në kontratë ishte caktuar vetëm çmimi për orë pune por jo numri i orëve të punës për një auditim.

Po ashtu AKP edhe në dosjen e tenderit për ofrimin e shërbimeve për sigurim fizik AKP-së ka vendosur kusht të tenderit që “paga minimale neto bazë për roje fizike të angazhuar të jetë jo me pak se 230 euro në muaj. Ky kusht ka eliminuar nga gara ofertuesin me çmim për orë 1.6995 euro , “K.S Besa Security”, i cili kishte ofertën më të lirë se sa ofertuesi fitues “Security Code”, i cili kishte çmimin për orë 2.0178 euro.

Për më tepër, sipas ZAP-së, AKP nuk kishte marrë siguri nga ofertuesi fitues se paga prej minimum 230 euro në të vërtetë i paguhet të punësuarve. Po ashtu ZAP ka gjetur se në AKP, janë pranuar shërbime në mungesë të kontratës valide tek kontrata “shërbimet e fotokopjimit dhe servisimit teknik”, në vlerë 4,775 euro. /kp/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Qeveria paralajmëron largimin e UNMIK-ut nga përfaqësimi në CEFTA, Bislimi: Zhvillim shumë pozitiv, shpresoj që kjo frymë të bartet edhe në dialog

Qeveria paralajmëron largimin e UNMIK-ut nga përfaqësimi në CEFTA, Bislimi: Zhvillim shumë pozitiv, shpresoj që kjo frymë të bartet edhe në dialog

Ekonomi
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Ekonomi
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Mungesa e grave në tregun e punës, Mustafa thekson se kujdesi për fëmijët dhe të moshuarit është një nga arsyet

Mungesa e grave në tregun e punës, Mustafa thekson se kujdesi për fëmijët dhe të moshuarit është një nga arsyet

Ekonomi
Bislimi: Kosova mund të përfitojë 882 milionë euro nëse plotësohen reformat e dakorduara me KE-në

Bislimi: Kosova mund të përfitojë 882 milionë euro nëse plotësohen reformat e dakorduara me KE-në

Ekonomi
Qeveria miraton Projektligjin për Shërbimet e Pagesave

Qeveria miraton Projektligjin për Shërbimet e Pagesave

Ekonomi
Kalo në kategori