Çështjet politike në Kosovë kanë lënë nën hije zhvillimin ekonomik të vendit, vlerësojnë përfaqësues të shoqërisë civile dhe ekspertë të çështjeve ekonomike në Prishtinë. Edhe pse përfaqësuesit e Qeverisë së Kosovës kishte thënë se zhvillimi ekonomik do të jetë prioritet i saj, ekspertët e ekonomisë mendojnë se një gjë e tillë nuk ka ndodhur.
Kjo sipas tyre, do të reflektojë efekte negative në shoqëri.
Drejtori ekzekutiv i Institutit për Hulumtime të Avancuara (GAP), Agron Demi në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, ka thënë se që nga fillimi i mandatit të Qeverisë së Kosovës, të gjithë aktivitetet kanë pasur të bëjnë me çështje politike dhe shumë pak me çështje ekonomike.
“Ajo çka kemi parë këtë vit, debati kryesor politik qoftë në qeveri, qoftë në parlament, qoftë në shoqëri në përgjithësi është sjellë fillimisht rreth çështjes Jabllanoviq, Gjykatës Speciale, Asociacionit të komunave dhe tani ngërçi politik. Po ashtu shumica e ligjeve që kanë kaluar në Kuvendin e Kosovës janë të natyrës politike”, shton Demi.
Në anën tjetër, Berat Rukiqi, nga Oda Ekonomike e Kosovës, i ka thënë Radios Evropa e Lirë, se aktualisht Kosova është përfshirë nga temat të cilat nuk e ndikojnë jetën e qytetarëve.
Sipas tij, kryesisht temat të cilat diskutohen janë të politikës ditore dhe luftës për pushtet. “Unë mendoj që debatet e temave të mëdha që janë të lidhura me dialogun me Serbinë të mbyllen dhe ne të fokusohemi në ligje, në marrëveshje, në kontakte në gjërat konkrete që lidhen me investitorët e huaj”, shton Rukiqi.
Ai tregon se gjatë 10 muajve të fundit kanë pasur diskutime me komunitetin e biznesit në vendet e rajonit dhe më gjerë, për të zhvilluar aktivitete ekonomike, por që kjo agjendë ekonomike, jo çdoherë është përcjellë edhe nga autoritetet e Kosovës.
“Në vizitën e fundit që kemi pasur në Gjermani me shoqatat e biznesit ata janë të shqetësuar me atë që Kosova ende nuk e ka vendosur si prioritet tërheqjen e investimeve direkte të huaja. Deri më tani kemi pasur vetëm deklarata dhe nuk kemi pasur asnjë aktivitet apo projekt konkret i cili mund të jetë atraktiv për investitorët gjermanë”, tregon Rukiqi.
Sidoqoftë, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka deklaruar ditë më parë se pavarësisht një agjende shumë të ngjeshur dhe dinamike politike, për asnjë moment nuk janë lëkundur nga prioriteti kryesor i qeverisë që është zhvillimi ekonomik dhe punësimi.
Në gati të gjitha hulumtimet e bëra nga organizatat joqeveritare dhe atyre ndërkombëtare, ishte theksuar se qytetarët e Kosovës problem kryesor e kanë mos zhvillimin ekonomik të vendit dhe papunësinë.
Aktualisht Kosovës, thekson Agron Demi i duhet një agjendë ekonomike në të cilën do të diskutoheshin çështjet që kanë të bëjnë më zhvillimin ekonomik të vendit, me anë të secilës më pas do të përmirësohej gjendja ekonomike dhe sociale e qytetarëve.
“Në fillim të vitit kemi parë një largim të madh të qytetarëve nga vendi, të cilët kanë synuar që të gjejnë një jetë më të mirë jashtë vendit, një gjë e tillë mund të vazhdojë. Nëse nuk ka ndonjë zhvillim ekonomik dhe nuk lejohet dalja e qytetarëve jashtë vendit për të kërkuar një jetë më të mirë, atëherë ekziston rreziku që ata të mobilizohen dhe të shkaktojnë trazira sociale brenda vendit”, ka thënë Demi.
Një pako e re fiskale e Qeverisë së Kosovës në të cilën janë përfshirë disa lehtësira për bizneset dhe një ulje e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar për produktet elementare, theksohet nga ekspertët se është njëra nga çështjet ekonomike me të cilën autoritetet ekonomike janë marrë gjatë këtij viti. /Rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Skanerët në pikat kufitare: Kur, si dhe pse?
SUV-i i ri Dacia Bigster nxjerr fokusin e markës në vlerën, dobinë dhe dizajnin funksional
Rizvanolli: Ishte një kohë kur në veri lulëzonin laboratorët e drogës, mihja e kriptovalutave, e biznese tjera ilegale të kriminelëve
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës
Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!
U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind
Misteri i shpikësit të Bitcoin
19 vite rrugëtim me ETC: Një muaj plot oferta dhe festë për ju!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Arda Guler nga Turqia i dërgon mesazh Carlo Ancelottit për minutazhën te Real Madridi
Çfarë janë uraganet, sa të rrezikshëm janë dhe çfarë mund të ndihmojë në zbutjen e dëmeve?
Mbi 160 mijë euro, 696 kilogramë mjaltë e 250 kilogramë fasule ia gjejnë në shtëpi – Policia arreston të dyshuarin në Ferizaj për kontrabandë e tregti të ndaluar
Pamje nga vizita e Jakup Krasniqit te varri i vëllait, më pas i takon familjarët në fshatin e tij
Kaloi 50 mijë konkurrentë në audicion - kush është Nora Tushi, shqiptarja që po mahnit jurinë gjermane
Berisha: Do të dalin audio-incizime të tjera, do të na vijë turp