Kosova nuk ka pasur një zhvillim të shpejtë ekonomik, duke pasur një ngërç në sektorin energjetik që nga paslufta. Këtij ngërçi energjetik, po i kontribuon edhe situata aktuale e brishtë politike, e cila do të reflektojë edhe tek investitorët e huaj të cilët me dyshime shohin mundësinë e investimit të kapitalit të tyre në Kosovë.
Kështu është thënë në konferencën lidhur me zhvillimet e rëndësishme në fushën e energjisë, të organizuar nga Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare (OEGJK) në bashkëpunim me kompaninë anëtare “Evroenergie”, në të cilën u paralajmërua mbajtja në Prishtinë e një konference ndërkombëtare dyditore për energjinë.
Drejtori ekzekutiv i OEGJK-së, Albert Matoshi, ka thënë se sektori i energjisë është specifik, i cili kërkon bashkëpunim të thellë para se të bëhen përgatitje për investime.
“E dimë se në vitet e fundit kemi pasur interes të madh nga investitorët e huaj, ndërsa tashmë flitet për një investitor të madh gjerman, i cili është duke diskutuar me Qeverinë dhe po i shohin modalitetet më të mira për një investim konkret. Situata politike e brishtë në Kosovë nuk është e mirë dhe kjo do të reflektojë tek investitorët e huaj, por shpresojmë që kjo të kalojë shpejtë që vendi të ketë stabilitet politik dhe që imazhi vendit të përmirësohet”, ka theksuar Matoshi.
Ndërsa Hamdi Malushaj, nga kompania “Evroenergia”, ka thënë se fokusi i kompanive të mëdha për të investuar në Kosovë ka qenë sektori i energjisë, i cili është biznes profitabil, por si vend kemi ngecur në këtë drejtim, raporton Kosova Live.
“Ka pasur kompani gjigande të energjisë që kanë hapur edhe zyre në Kosovë, të cilat i kanë shikuar mundësitë e investimit, por kemi pasur një qasje jo të mirë ndaj sektorit të energjisë, duke mos gjetur zgjidhjen më të mirë dhe pa dashje e kemi bërë rrugën 16 vjeçare jo të suksesshme ku edhe kemi ngecur, duke mos e bërë hapin minimal të lëvizjes në drejtim të stabilizimit të energjisë dhe prodhimit të saj”, ka thënë Malushaj.
Ai ka theksuar se fillimi i zhvillimit ekonomik i një vendi është energjia elektrike dhe se ekonomia e Kosovës motor e ka sektorin energjetik.
Ndërsa, lidhur me mbajtjen e konferencës ndërkombëtare të energjisë në Prishtinë, drejtori ekzekutiv i OEGJK-së, Albert Matoshi, ka thënë se duke marrë parasysh faktin që Kosova gjendet në një fazë jo të mirë në këtë sektor, çdo aktivitet që organizohet për energjinë është një kontribut i madh, si dhe do të ketë mundësi të dëgjohen ekspertët më të fuqishëm të kësaj fushe që do të japin përvojat dhe sugjerimet e tyre se si të rregullohet ky sektor, i cili është vital për vendin tonë.
“Kosova duhet ta shfrytëzojë këtë organizim, pasi që ka pjesëmarrës ndërkombëtarë të fushës së energjisë për të konkretizuar ndonjë investim në këtë sektor. Besoj që bashkërisht do të mundohemi që të nxjerrim më të mirën nga kjo konferencë”, është shprehur ai.
Sipas Hamdi Malushajt, Kosova është me fat që organizohen konferenca të tilla që trajtohen tema aktuale të energjisë. Sipas tij, në këtë organizim, do të trajtohen tema si: siguria për furnizim me energji, energjia e ripërtërishme dhe efiçienca e energjisë dhe liberalizimi i tregut energjetik.
Ai ka thënë se në këtë konferencë ndërkombëtare të energjisë pjesëmarrës do të jenë personalitete të ndryshme nga fusha politike, të institucioneve financiare, e kompani të mëdha energjetike ndërkombëtare. Akterët ndërkombëtarë pjesëmarrës, sipas tij, Kosovën e shohin me interes, për shkak të potencialeve të mëdha që ka në energjetikë. Konferenca do të jetë dy ditore 15-16 tetor dhe do të ketë panair përcjellës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Skanerët në pikat kufitare: Kur, si dhe pse?
SUV-i i ri Dacia Bigster nxjerr fokusin e markës në vlerën, dobinë dhe dizajnin funksional
Rizvanolli: Ishte një kohë kur në veri lulëzonin laboratorët e drogës, mihja e kriptovalutave, e biznese tjera ilegale të kriminelëve
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës
Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!
U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind
Misteri i shpikësit të Bitcoin
19 vite rrugëtim me ETC: Një muaj plot oferta dhe festë për ju!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Arda Guler nga Turqia i dërgon mesazh Carlo Ancelottit për minutazhën te Real Madridi
Çfarë janë uraganet, sa të rrezikshëm janë dhe çfarë mund të ndihmojë në zbutjen e dëmeve?
Mbi 160 mijë euro, 696 kilogramë mjaltë e 250 kilogramë fasule ia gjejnë në shtëpi – Policia arreston të dyshuarin në Ferizaj për kontrabandë e tregti të ndaluar
Pamje nga vizita e Jakup Krasniqit te varri i vëllait, më pas i takon familjarët në fshatin e tij
Kaloi 50 mijë konkurrentë në audicion - kush është Nora Tushi, shqiptarja që po mahnit jurinë gjermane
Berisha: Do të dalin audio-incizime të tjera, do të na vijë turp