LAJMI I FUNDIT:

Kosova duhet t’i shtoi kapacitetet për furnizim me rrymë

Kosova duhet t’i shtoi kapacitetet për furnizim me rrymë

Nga konferenca ndërkombëtare për energji “Evroenergie”, e cila po mbahet në Prishtinë, u kërkua ndërtimi i kapaciteteve gjeneruese, liberalizimi i tregut energjetik dhe rigjenerimi i kapaciteteve ekzistuese.

Zyrtarë qeveritar theksuan se janë afër finalizimit për ndërtimin e Termocentralit të ri “Kosova e re”, për t’i mundësuar vendit furnizim të sigurt me energji. Sipas të pranishmëve, rëndësia e sektorit energjetik është i një rëndësie të madhe, aq sa në Evropën Juglindore matet si një çelës për rritjen ekonomike rajonale që ndikon rritje të mirëqenies.

Drejtori menaxhues i kompanisë “evroenergie”, Bashkim Malushaj, theksoi se siguria e furnizimit, pagueshmëria, mbrojta e resurseve dhe mbrojta e klimës, janë sfidat kryesore për furnizim me energji.
Konferenca-e-rrymes2
“Fatkeqësisht duhet të themi se ende kemi një rrugë të gjatë para nesh dhe masat e ndërmarra deri më tani për çfarë do arsyes qofshin ende nuk kanë filluar të zbatohen. Siguria e furnizimit, pagueshmëria, mbrojta e resurseve dhe mbrojta e klimës janë sfida qendrorë të furnizimit me energji. Rëndësia e energjive të ripërtritshme po rritet gjithnjë e më tepër gjithnjë e më shumë po zbatojnë zgjerimin e këtyre furnizimeve me energji”, theksoi Malushaj.


Energjia e ripërtritshmemund të funksionoj vetëm nëse stabilizohet furnizimi me energji të rregullt, dhe kjo vije me investim serioz në prodhim, tha kështu përfaqësuesi i “evroenergie”. “Zgjerimi i energjive të ripërtritshme mund të funksionoj vetëm nëse stabilizohet furnizimi me energji. Duhet edhe më tutje të investohet në prodhimin konvencional të energjisë. Sot më shumë se deri më tani, energjia është njëra prej sfidave më urgjente për BE-në dhe për kandidatët për anëtarësim. Sektori energjetik paraqet në Evropën juglindore një çelës për rritjen ekonomike rajonale për rritje të mirëqenies dhe njëkohësisht edhe çelës për Bashkimin Evropian”, pohoi Malushaj.
Konferenca-e-rrymes
Ndërsa, ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, theksoi se janë të përkushtuar të ndërtojnë kapacitetet e reja gjeneruese për tu anëtarësuar në unionet energjetike të rajonit, dhe pastaj në ato të Bashkimit Evropian.

“Ne konsiderojmë që zgjidhjet tona duhet të jenë të miksuara edhe për sa i takon veprimit dhe burimeve. Për sa i takon veprimeve, ne duhet patjetër që të ndërtojmë kapacitetet të reja gjeneruese dhe tashmë kemi një shtrat për të arritur synimin tonë final. Duhet t’i rigjenerojmë kapacitetet ekzistuese q ë ta përballojmë kërkesën”, deklaroi ministri Stavileci.

Shefi i zyrës së fondacionit KAS për Kosovë dhe Maqedoni, Johannes Rey, theksoi se zhvillimi energjetik ka qenë shumë i kushtueshëm në Gjermani dhe jo i lehtë, por me rezultate afatgjatë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Ekonomi
Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Ekonomi
U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë

U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë

Ekonomi
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Misteri i shpikësit të Bitcoin

Misteri i shpikësit të Bitcoin

Botë
19 vite rrugëtim me ETC: Një muaj plot oferta dhe festë për ju!

19 vite rrugëtim me ETC: Një muaj plot oferta dhe festë për ju!

Ekonomi
Kalo në kategori