Borxhi publik, në gjashtëmujorin e këtij viti , ka arritur në 649.1 milionë euro nga 554.5 milionë euro , sa ishte në tremujorin e dytë të vitit paraprak. Kjo rritje prej 17.1 për qind e borxhit publik, i atribuohet kryesisht rritjes së borxhit të brendshëm ndërkohë që borxhi i jashtëm ka mbetur pothuajse i pandryshuar. Kjo është bërë publike në raportin e fundit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), vlerësimi i ekonomisë për gjashtë mujorin e këtij viti.
Po ashtu në këtë raport është vlerësuar se bilanci i investimeve të huaja ka arritur në 163.6 milionë euro, që paraqet një rritje të konsiderueshme krahasuar me vlerën prej 39.1 milionë euro në periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Por këto investime sipas vlerësimeve të BQK-së, janë sektorët që më së shumti përfituan nga kjo rritje ishin sektori i patundshmërive, qiradhënies dhe aktiviteteve tjera biznesore, si dhe sektori i shërbimeve financiare.
Sa i përket shpenzimeve qeveritare, sipas BQK-së, pagat e mëditjet dhe subvencionet e transferet shënuan rritje krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ndërsa shpenzimet kapitale dhe mallrat e shërbimet shënuan rënie.
“Investimet kapitale, të cilat deri në qershor të vitit 2015 përfaqësuan rreth 17.6 për qind të gjithsej shpenzimeve, u zvogëluan në 116.0 nga 137.0 milionë euro që paraqet rënie prej 15.3 për qind. Shpenzimet qeveritare për mallra dhe shërbime kanë shënuar rënie për 1.1 për qind dhe kanë arritur vlerën prej 90.0 milionë euro. Në anën tjetër, shpenzimet qeveritare për paga dhe mëditje kanë shënuar rritje prej 10.7 për qind dhe kanë arritur vlerën prej 258.0 milionë euro. Subvencionet dhe transferet po ashtu kanë shënuar rritje për 19.5 për qind dhe kanë arritur vlerën prej 196.0 milionë euro”, thuhet në raport.
Deficiti i llogarisë rrjedhëse dhe kapitale, sipas vlerësimeve të BQK-së, ka shënuar vlerën prej 224.3 milionë euro, krahasuar me vlerën prej 192.5 milionë euro sa ishte në periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Ky përkeqësim kryesisht i atribuohet rritjes së deficitit në llogarinë e mallrave dhe rënies së shënuar në bilancin pozitiv të llogarisë së shërbimeve dhe të ardhurave parësore dhe dytësore. Në gjashtëmujorin e parë të vitit 2015, deficiti në tregtinë e mallrave u karakterizua me nj ë rritje vjetore prej 1.1 për qind nga periudha e njëjtë e vitit paraprak, përderisa llogaria e shërbimeve, të ardhurave parësore dhe të ardhurave dytësore u karakterizuan me zvogëlim të bilancit pozitiv për 3.4, 20.6 përkatësisht 0.5 për qind, shkruan Kosova Press.
Po ashtu sipas të dhënave të BQK-së, vlera e gjithsej importeve në Kosovë, arriti në 1.2 miliard euro, që paraqet një rritje vjetore prej 5.1 për qind. Në kuadër të gjithsej importeve, me rritje u karakterizuan kategoria e produkteve ushqimore, importet e metaleve bazë, importet e plastikës dhe gomës dhe importet e mjeteve të transportit. Si rezultat i rritjes më të shpejtë të vlerës së eksporteve në gjashtëmujorin e parë të vitit 2015, shkalla e mbulueshmërisë së importeve me eksporte u rrit në 13.5 për qind, nga 12.4 për qind sa ishte në periudhën e njëjtë të vitit paraprak. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Skanerët në pikat kufitare: Kur, si dhe pse?
SUV-i i ri Dacia Bigster nxjerr fokusin e markës në vlerën, dobinë dhe dizajnin funksional
Rizvanolli: Ishte një kohë kur në veri lulëzonin laboratorët e drogës, mihja e kriptovalutave, e biznese tjera ilegale të kriminelëve
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës
Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!
U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind
Misteri i shpikësit të Bitcoin
19 vite rrugëtim me ETC: Një muaj plot oferta dhe festë për ju!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Arda Guler nga Turqia i dërgon mesazh Carlo Ancelottit për minutazhën te Real Madridi
Çfarë janë uraganet, sa të rrezikshëm janë dhe çfarë mund të ndihmojë në zbutjen e dëmeve?
Mbi 160 mijë euro, 696 kilogramë mjaltë e 250 kilogramë fasule ia gjejnë në shtëpi – Policia arreston të dyshuarin në Ferizaj për kontrabandë e tregti të ndaluar
Pamje nga vizita e Jakup Krasniqit te varri i vëllait, më pas i takon familjarët në fshatin e tij
Kaloi 50 mijë konkurrentë në audicion - kush është Nora Tushi, shqiptarja që po mahnit jurinë gjermane
Berisha: Do të dalin audio-incizime të tjera, do të na vijë turp