Personat me aftësi të kufizuara, tashmë, do të kenë mundësi të përfshihen si staf në proceset zgjedhore në Kosovë. Kjo, falë memorandumit të bashkëpunimit, të rritur mes Komisionit Qendror i Zgjedhjeve, Shoqatës Handikos, Shoqatës së të verbërve të Kosovës, Shoqatës te të Shurdhërve dhe Shoqatës Daën Syndrome Kosova, e përkrahur nga USAID, projekt ky që u finalizua sot.
Përfaqësues të KQZ-së dhe të shoqatave të personave me aftësi të kufizuara, u zotuan se do të punojnë që kjo marrëveshje të implementohet.
Përveç mundësisë që kanë personat me aftësi të kufizuara, që u garantohet me ligj, që të shprehin lirshëm vullnetin qytetar, duke votuar në zgjedhjet që mbahen, ata tashmë do të mundë të kontribuojnë si pjesë e stafit në proceset zgjedhore që do të mbahen.
Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, shprehu përkushtimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për të përmbushur zotimet në këtë memorandum, dhe për të ndërtuar mundësi të barabarta për të gjithë njerëzit.
“Ne sot po shkojmë edhe me një hap më tej, duke përmirësuar mundësitë që të gjithë anëtarët e këtyre shoqatave të ke në mundësi, si staf jo-permanent të marrin pjesë, të punësohen gjatë zgjedhjeve, në komisionin qendror të zgjedhjeve. Po ashtu, sipas kësaj marrëveshje të bashkëpunimit ne do të lehtësojmë dhe do të krijojmë kushte për këto kategori për ushtrimin e të drejtës së votës në proceset zgjedhore”, tha ajo.
Sarah Buchanan, drejtoreshë e zyrës për demokraci dhe qeverisje në USAID vlerësoi se janë duke dhënë kontribut të rëndësishëm për këtë proces.
“Memorandumi i bashkëpunimit që po nënshkruajmë sot, është vetëm një shembull i rëndësisë që shumë akterë të ndryshëm kanë ndaj këtij procesi. Dhe, niveli i përkushtimit të cilin e kanë ata, duke nënshkruar këtë memorandum, të gjitha palët angazhohen ose zotohen që të shfrytëzojnë resurset për të siguruar se personat me këto aftësi do të jenë në gjendje të marrin pjesë në zgjedhje, së bashku me monitoruesit tjerë. Dhe, do të japin kontribut të rëndësishëm këtij procesi”, tha ajo.
KQZ është ndër komisionet e pakta në botë që ua ka mundësuar të verbërve të votojnë. Drejtori ekzekutiv i HandiKos Afrim Maliqi, vuri theksin te mungesa e zbatimit të ligjeve.
“Neve na mbetën ende shumë sfida që do të kalojmë. Sidomos rreth disa ligjeve, që kanë të bëjnë me të drejtat e personave me aftësi të kufizuara, e të cilat fatkeqësisht nuk po gjejnë zbatim”, tha ai.
Rritja e pjesëmarrjes së personave me aftësi të kufizuara në proceset zgjedhore, inkurajimi dhe motivimi i tyre për pjesëmarrje për jetën publike e politike, ndërgjegjësimi dhe ngritja e vetëdijes qytetare mbi të drejtat e personave me aftësi të kufizuara dhe nevojat për të eliminuar paragjykimet, pjesëmarrje të plotë të barabartë për të gjithë, janë edh e disa prej prioriteteve të këtij projekti.
Për angazhimin dhe punësimin e personave me aftësi të kufizuar foli edhe Florian Dushi, anëtarë i KQZ-së nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
“KQZ ka për qellim që të ofrojë mundësi të barabarta për të gjithë personat me aftësi të kufizuara në proceset zgjedhore, por edhe të krijojë mundësi që të njëjtat të rrisin aftësitë e tyre dhe të mund të punësohen në pozitat e tyre si staf i zgjedhur, në përputhje me profilin, dhe mundësitë e tyre në kuadër të KQZ-së./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Skanerët në pikat kufitare: Kur, si dhe pse?
SUV-i i ri Dacia Bigster nxjerr fokusin e markës në vlerën, dobinë dhe dizajnin funksional
Rizvanolli: Ishte një kohë kur në veri lulëzonin laboratorët e drogës, mihja e kriptovalutave, e biznese tjera ilegale të kriminelëve
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës
Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!
U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind
Misteri i shpikësit të Bitcoin
19 vite rrugëtim me ETC: Një muaj plot oferta dhe festë për ju!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Arda Guler nga Turqia i dërgon mesazh Carlo Ancelottit për minutazhën te Real Madridi
Çfarë janë uraganet, sa të rrezikshëm janë dhe çfarë mund të ndihmojë në zbutjen e dëmeve?
Mbi 160 mijë euro, 696 kilogramë mjaltë e 250 kilogramë fasule ia gjejnë në shtëpi – Policia arreston të dyshuarin në Ferizaj për kontrabandë e tregti të ndaluar
Pamje nga vizita e Jakup Krasniqit te varri i vëllait, më pas i takon familjarët në fshatin e tij
Kaloi 50 mijë konkurrentë në audicion - kush është Nora Tushi, shqiptarja që po mahnit jurinë gjermane
Berisha: Do të dalin audio-incizime të tjera, do të na vijë turp