Instituti GAP ka nxjerrë një analizë për politikat shtetërore rreth importit të veturave duke nxjerrë në pah efektet negative të këtyre vendimeve.
Në këtë studim i emëruar “Ekonomia e veturave në Kosovë – Analizimi i politikave qeveritare për importin, regjistrimin dhe kontrollimin e automjeteve”, GAP ka analizuar edhe cilësinë e kontrolleve teknike të veturave, duke argumentuar se si lëshimet në kontrollet teknike po ndikojnë në sigurinë e trafikut rrugor dhe në ndotjen e ambientit.
Jeton Mehmeti, drejtor i hulumtimeve në Institutin GAP, tha se mesatarja e vjetërsisë së veturave që qarkullojnë në Kosovë është 18 vite, apo 10 vite më shumë se sa mesatarja e veturave që qarkullojnë brenda Bashkimit Evropian.
“Kësaj mesatare të lartë, në masë të madhe i ka kontribuar vendimi i qeverisë i vitit 2011 për lejimin e importit të veturave të përdorura deri në 13 vite, nga 8 sa kishte qenë më herët. Pas këtij vendimi, importi i veturave të përdorura u rrit për 44 për qind. Mesatarja e vjetërsisë pritet të rritet edhe m ë tej pas vendimit të Qeverisë për të hequr komplet kufizimin për importin e veturave të përdorura”, ka thënë Mehmeti.
Studimi nxjerr në pah edhe lëshimet e shumta që ndodhin në kontrollet teknike të automjeteve, duke konkluduar se kontrollimi jo i duhur teknik po ndikon në rritjen e numrit të aksidenteve në trafik dhe në ndotjen e ambientit.
Ardian Gojani, foli për ndikimin e vjetërisë së veturave në ndotjen e ambientit. Gojani tha se veturat e vjetra e ndotin më shumë ambientin sepse ato kanë kaluar distancë më të madhe, dhe rrjedhimisht motori dhe pajisjet për kontrollimin e gazrave (konvertorët katalitik) janë konsumuar. Sipas tij, djegia e një kilogrami benzinë jep 2.9 kg CO2, kurse e njëjta sasi e dizelit jep 3.1 kg CO2.
“Kosova importon rreth 500 milionë litra karburante në vit, rrjedhimisht djegia e karburanteve prodhon rreth 1.5 milion ton CO2 në vit. Me futjen e veturave të vjetra pa dyshim që ky kontribut i ndotjes do të rritet edhe më”, ka thënë Gojani.
Ministri Ferid Agani tha se sa i takon Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, janë përfunduar dokumentet e rëndësishme ligjore dhe strategjike, të cilat vënë rregull edhe në nivelin e emetimit të gazrave nga veturat.
Mirëpo, zbatimi i bazës ligjore për emetimin e gazrave nga veturat është përgjegjësi e Ministrisë së Infrastrukturës, e cila duhet të monitoroj punën e qendrave të kontrollit teknik. Edhe pse udhëzimi administrativ është aprovuar më 2011, ky udhëzim nuk është zbatuar dhe MMPH është në proces të nxjerrjes së një udhëzimi të ri.
“Çështje e vendimit të qeverisë e cila është marrë më 24 mars të këtij viti, pastaj është bërë plotësim i këtij vendimi. Unë kam qenë në atë mbledhje, dhe ky vendim natyrisht ka qenë i motivuar me sigurimin e mjeteve shtesë financiare për buxhetin e Kosovës i cili u pa në këto moment se ka minus të konsiderueshëm dhe mund të vë në rrezik funksionimin e shumë sistemeve të jetës shoqërore. Mirëpo unë në atë takim të Qeverisë nuk kam reaguar në mënyrë publike menjëherë në marrjen atij vendimi për arsye se gjatë elaborimit të tij, ministri i financave u thirr në atë se domosdoshmërish do të insistojmë se me rastin e importit të këtyre veturave me ju heq kufizimi i vjetërsisë dhe të kërkohet konformiteti”, tha Agani.
Në anën tjetër, Kolonel Sheremet Ahmeti nga Policia e Kosovës u shpreh se aksidentet me fatalitet janë rritur në dy muajt e fundit. Sipas Ahmetit, fajtori kryesorë për shkaktimin e aksidenteve në komunikacion mbetet faktori njeri.
“Vitin e kaluar në tetor i kemi pasur gjithsej 4 të vdekur, ne veç i kemi 8 të vdekur qysh dje, ishte ai motoristi që humbi jetën dmth në qind për qind krahasuar me këto ditë, me krejt muajt e vitit paraprak tetor kemi arritur, diku minus 6 për qind është për 9 muaj më pak të vdekur andaj është një lajm shqetësues, alarm i rëndë, nëse vazhdohet kështu sigurisht gjendja do të përkeqësohet. Policia e Kosovës ka bërë angazhim maksimal ejani të shikoni sa planet i ka, sa angazhimet, sa urdhrat e angazhimit total të policisë së Kosovës për ta mbuluar terrenin dhe kontribuar që siguria rrugore të përmirësohet dhe të ndihmojë se ajo është më e mirë”, ka thënë Sheremeti.
GAP ka rekomanduar që Qeveria e Kosovës në afat sa më të shpejtë të mundshëm të zëvendësojë politikën e importit të automjeteve nga ajo aktualja e cila bazohet në vjetërsi, në atë të importit të automjete ve bazuar në “Euro standardet”.
GAP po ashtu rekomandon Qendrat e Kontrollimit Teknik të shtojnë masat e kontrollimit teknik, që të bëjnë matjen e nivelit të shkarkimit të gazrave të automjeteve, siç parasheh Udhëzimi administrativ për vlerat e lejuara të elementeve ndotëse nga shkarkimi i gazrave. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Skanerët në pikat kufitare: Kur, si dhe pse?
SUV-i i ri Dacia Bigster nxjerr fokusin e markës në vlerën, dobinë dhe dizajnin funksional
Rizvanolli: Ishte një kohë kur në veri lulëzonin laboratorët e drogës, mihja e kriptovalutave, e biznese tjera ilegale të kriminelëve
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës
Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!
U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind
Misteri i shpikësit të Bitcoin
19 vite rrugëtim me ETC: Një muaj plot oferta dhe festë për ju!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Arda Guler nga Turqia i dërgon mesazh Carlo Ancelottit për minutazhën te Real Madridi
Çfarë janë uraganet, sa të rrezikshëm janë dhe çfarë mund të ndihmojë në zbutjen e dëmeve?
Mbi 160 mijë euro, 696 kilogramë mjaltë e 250 kilogramë fasule ia gjejnë në shtëpi – Policia arreston të dyshuarin në Ferizaj për kontrabandë e tregti të ndaluar
Pamje nga vizita e Jakup Krasniqit te varri i vëllait, më pas i takon familjarët në fshatin e tij
Kaloi 50 mijë konkurrentë në audicion - kush është Nora Tushi, shqiptarja që po mahnit jurinë gjermane
Berisha: Do të dalin audio-incizime të tjera, do të na vijë turp