LAJMI I FUNDIT:

Scardian lanson produktin “Kasko Scardian”

Scardian lanson produktin “Kasko Scardian”

Një ofertë fantastike vjen në tregun e sigurimeve në Kosovë;Scardian Sigurime ka lansuar produktin e saj të ri, “Kasko Scardian”. Kompania e sigurimeve, Scardian Sigurime ka lansuar sot produktin e ri dhe më inovativ në tregun e sigurimeve, “Kasko Scardian”. Këtë produkt mund ta blejnë pronarët e veturave, pavarësisht vitit të prodhimit të veturës së tyre, apo çmimit të saj.

“Kasko Scardian”njëkohësisht sjell një numër të madh të benefiteve të tjera për pronarët e veturave që përdoruesit e Kasko Sigurimit deri më tani nuk i kanë pasur, e të cilat janë:

1. Për herë të parë në tregun e Kosovës, nëweb-faqen www.scardian.com, përmes kalkulatorit KASKO, të interesuarit menjëherë mund ta marrin çmimin e KASKO sigurimit për veturën e tyre, përderisa zakonisht marrja e një oferte të tillë mund të zgjatë me ditë.


2. Për herë të parë, mund të sigurohen KASKO edhe veturat më të vjetra dhe më të lira.

3. Pronarët e veturave mund të zgjedhin nga dy pako të ndryshme -KASKO Komod, dhe KASKO Komplet, varësisht çka dëshirojnë të sigurojnë.

4. Për herë të parë –polica e sigurimit KASKO automatikisht përfshinedhe shtetet fqinje: Shqipërinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë.

5. Nuk është obligativ sigurimi TPL me Scardian-in, që të blihet sigurimi Kasko Scardian.

6. KASKO në EVROPË – duke shtuar vetëm 19.90 euro (për veturat deri 20.000) – sigurimi KASKO vlen në tërë Unionin Evropian.

7. Po ashtu, me KASKO SCARDIAN – duke shtuar vetëm 5.90 euro në vit, shoferët mund të sigurohen edhe nga aksidentet personale – që do të thotë Scardian paguan për trajtim në rast të dëmtimeve trupore gjatë aksidentit.

Të gjitha këto benefite Scardian i sjell në treg për herë të parë dhe u mundëson një numri të madh të shoferëve të blejnë KASKO sigurim me çmim të përballueshëm.

Drejtori Ekzekutiv i kompanisë Scardian, Blerim Pushkolli ka shpjeguar në detaje produktin “Kasko Scardian”. “Kasko Scardian fillon prej 99.00 euro në vit. Për shembull, një veturë si Volkswagen Golf 4, 1.9 TDI, me vit të prodhimit 2003, me vlerë përafërsisht 5.000 euro, mund të sigurohet KASKO me vetëm 99.00 euro në vit. Oferta të tilla për sigurime Kasko nuk ka pasur më parë në treg, prandaj shumë nga pronarët e veturave mund ta blejnë rehatinë që e ofron Sigurimi KASKO për herë të parë”, ka thënë ai.

“Njëkohësisht, me anë të kalkulatorit që e kemi publikuar në web-faqe, çdokush mund të marrë ofertën brenda pak minutash, on-linedhe shumë lehtë. Ne jemi të përkushtuar të sjellim produkte inovative dhe jemi një vlerë e re, e pakrahasuar në tregun e industrisë së sigurimeve në Kosovë”, ka shtuar Pushkolli.

Kompania e sigurimeve SCARDIAN ofron të gjitha shërbimet dhe produktet e sigurimeve që përdoruesve u nevojiten realisht dhe me çmime shumë të arsyeshme. Qëllimi i SCARDIAN Sigurime është të minimizojë traumat dhe shpenzimet e klientëve në rast të fatkeqësive eventuale, që ata të vazhdojnë përditshmërinë e tyre sa më shpejt pas ndodhjes së fatkeqësive. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Ekonomi
Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Ekonomi
U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë

U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë

Ekonomi
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Misteri i shpikësit të Bitcoin

Misteri i shpikësit të Bitcoin

Botë
19 vite rrugëtim me ETC: Një muaj plot oferta dhe festë për ju!

19 vite rrugëtim me ETC: Një muaj plot oferta dhe festë për ju!

Ekonomi
Kalo në kategori