Komisioni ndërministror i projektit për ndërtimin e Termocentralit (TC) “Kosova e Re” në fund të këtij muaji do të takohet me investitorin amerikan “Contour Global”, për të marrë dritën e gjelbër realizimi i projektit të ndërtimit të TC “Kosova e Re”. Kështu ka bërë të ditur ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, gjatë raportimit të tij lidhur me sektorin e energjisë, para anëtarëve të Komisionit parlamentar për zhvillim ekonomik, infrastrukturë, tregti dhe industri.
Ai ka thënë se prioritet dhe qëllim final kanë sigurimin e furnizimit me energji elektrike dhe se në këtë drejtim kanë bërë një zgjidhje të kombinuar që lidhet me veprimet dhe burimet.
“Veprimi jonë i kombinuar është që duhet të ketë ndërtim të kapaciteteve të reja dhe mundësi të gjenerimit të kapaciteteve ekzistuese. Për dy muaj e gjysmë kemi bërë negociata të vështira që na kanë marrë shumë kohë për të ardhur deri te e përbashkëta, sepse kemi dashur që t’i mbesim besnik prioriteteve tona, se po aq sa është i rëndësishëm sigurimi i furnizimit me energji elektrike, është i rëndësishëm përballimi i çmimit të saj nga qytetarët”, ka thënë Stavileci.
Ai ka theksuar se gjatë diskutimeve me investitorin në këto dy pika nuk kanë lëshuar pe, ndërsa në fillim të muajit të ardhshëm do të vendosin për hapa të mëtutjeshëm.
Muhamet Mustafa, ka thënë se sektori i energjisë është i rëndësishëm që ndërlidhet me zhvillimin ekonomik të vendit. Ai ka theksuar se projektet e energjisë elektrike të shkojnë së realizuari deri në fund, sepse janë të rëndësishme për Kosovën, raporton Lajmi.net.
“Kemi pritur një progres më të shpejtë te energjia. Si komision jemi të interesuar që sa më shpejt ta kemi strategjinë e energjisë në tavolinë, ta diskutojmë atë dhe t’i zgjedhim dilemat që i kemi. Ne nuk duhet të vijmë në një situatë kur furnizimi të bëhet nga importi, sepse do ta rritë çmimin e energjisë dhe kufizim tjetër është që koston e energjisë që nuk mund ta përballojnë qytetarët mos t’i bie barrë buxhetit të Kosovës”, ka thënë Mustafa.
Anëtarët e Komisionit kanë kërkuar nga ministri Stavileci që sa më shpejtë të përfundojë procesi lidhur me tenderimin me operatorin për ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re”.
“Dilema e madhe është se fundi i vitit po na gjen pa realizuar asnjë projekt në energji. Po ashtu dilemë është se si do të na gjejë fundi i vitit 2016. A do të na gjejë pa kapacitete të reja? A do të na gjejë pa gjenerim të kapaciteteve ekzistuese? Nuk po bëhemi gati që ta ndërtojmë një strategji se si do të gjejmë burime financiare për projektin e gjenerimit të burimeve ekzistuese”, ka thënë Fatmir Rexhepi, anëtar i Komisionit, nga radhët e LDK-së.
Ndërsa, anëtari i komisionit, Besim Beqaj, (PDK) ka theksuar se në kohën kur po diskutojnë për investime të mëdha, në anën tjetër po dërgojnë mesazhe të këqija politike, të cilat nuk kontribuojnë në zhvillimin ekonomik.
“Qe një vit nuk jemi duke prodhuar lajme politike jo të mira, të cilat dekurajojnë investitorët. Jemi duke dhënë informata se vendi nuk është në kuptimin e stabilitetit të plotë politik, i cili ndikon direkt në ekonomi”, ka thënë Beqaj. /Telegrafi/
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Skanerët në pikat kufitare: Kur, si dhe pse?
SUV-i i ri Dacia Bigster nxjerr fokusin e markës në vlerën, dobinë dhe dizajnin funksional
Rizvanolli: Ishte një kohë kur në veri lulëzonin laboratorët e drogës, mihja e kriptovalutave, e biznese tjera ilegale të kriminelëve
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës
U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë
Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!
Misteri i shpikësit të Bitcoin
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind
Rohde: CEFTA është zhbllokuar, tani e tutje Kosova do të përfaqësohet nga zyrtarët e saj e jo nga UNMIK-u
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Arda Guler nga Turqia i dërgon mesazh Carlo Ancelottit për minutazhën te Real Madridi
Çfarë janë uraganet, sa të rrezikshëm janë dhe çfarë mund të ndihmojë në zbutjen e dëmeve?
Mbi 160 mijë euro, 696 kilogramë mjaltë e 250 kilogramë fasule ia gjejnë në shtëpi – Policia arreston të dyshuarin në Ferizaj për kontrabandë e tregti të ndaluar
Pamje nga vizita e Jakup Krasniqit te varri i vëllait, më pas i takon familjarët në fshatin e tij
Kaloi 50 mijë konkurrentë në audicion - kush është Nora Tushi, shqiptarja që po mahnit jurinë gjermane
Berisha: Do të dalin audio-incizime të tjera, do të na vijë turp