Asnjë politikan më nuk do të mund të jap premtime për rritje të pagave në sektorin publik. Tashmë çështja e ngritjes së pagave pritet të rregullohet me ligjin mbi financat publike. Rritja e pagave do të mund të bëhet vetëm atëherë kur rritet GDP-ja.
Këtë e ka bërë të ditur një bisedë për KosovaPress, kryetari i komisionit parlamentar për buxhet dhe Financa, Naser Osmani.
“Rregulli që konsideroj që është shumë i rëndësishëm për rregullën financiare është çështja e rregullimit të ngritjes së pagave. Deri më tash kemi pas një oscilim rreth kësaj vetëm në kohën e fushatave apo premtimeve që janë bërë, e kemi fut në ligj që besoj që do të aprovohet që paga mund të rritet krahas zhvillimit ekonomik. Me fjalë të reja paga mund të rritet aq sa rritet GDP-ja, aq sa rritet Bruto Produkti Vendor, aq mundet të rritet pagan ë sektorin publik. Unë konsideroj që kjo është një rregull një kushtëzim i mirë dhe kjo ka me vu rregull në çështjen e pagesës së të gjithë punëtorëve të Administratës Publike në Kosovë”, tha Osmani.
Ai ka treguar se me miratimin e plotësim ndryshimeve të ligjit mbi financat publike do të rregullohet edhe çështja e deficitit buxhetor që deri tani ka qenë e kufizuar me 2 për qind.
“Ndryshimi ka të bëjë përveç në strukturën organizative të ministrisë ka të bëjë po ashtu edhe me rregullimin e rregullës fiskale që ka qenë 2 për qind që deficit me qenë i kufizuar me një standard ndërkombëtar. E kemi hequr kufizimin por është një kufizim rregull që nuk mund tejkalohet 30 për qind e Bruto Produktit Shoqëror ky është një kufizim do të thotë një limit derisa mundemi me hy në obligime nga institucionet financiare jashtë Kosovës. Fjala është gjithnjë vetëm për investime kapitale do të ti shmangemi rregullën ndërsa rregulla do të vlejë për huazimet apo kredit e brendshme dhe mendoj që është një gjë e mirë për arsye se vetëm për investime kapitale të domosdoshme mund të hymë në borxh ndërsa për shpenzime tjera siç janë paga apo mallra dhe shërbime apo shpenzime të tjera do të jenë të kufizuara ”, tha Osmani.
Ajo që nuk kanë arritur të hy me ligji por që do të diskutohet ditëve në vazhdim, sipas Osmanit është çështja e kompensimit të demit jo ekonomik në rast se personat të caktuar arrestohen pa faj, janë të dëmtuar emocionalisht me largimin nga puna apo diçka tjetër.
“Një çështje tjetër që konsideroj që duhet të bëhet por që nuk është fut edhe përkundër asaj që kemi biseduar. Është peticioni i qytetarëve që ka të bëjë me dëmin jo ekonomik ku iu janë drejtuar kuvendit, respektivisht komisionit edhe komisioni duhet ta shqyrtoj. Sepse kjo kërkohet të jetë e amandamentuar ose pjesë e ligjit për menaxhimit të financave publike që nuk është aq e thjeshtë për arsye se një dëme i tillë është vështirë të bëhet vlerësimi, mirëpo këtë e garanton kushtetuta dhe normat ndërkombëtare që duhet të bëhet edhe dëmi jo ekonomik të jetë pjesë e ligjit për financat publike”, tha Osmani.
Ai po ashtu ka qartësuar se edhe rritjet e proklamuara për pensione nuk mund të ndodhin, kjo pasi vendimet e tilla nuk i merr asnjë ministër tjetër përveç kryeministrit të vendit dhe ministrit të financave.
“Konsideroj që në këtë kohë edhe qeveria, edhe ministritë e resurseve duhet të jenë shumë të kujdesshëm për arsye se përballemi me një situatë jo të mirë të një kategorie siç janë pensionistët. Pensionistët edhe ata ndahen në disa kategori dhe deklarata e fundit që janë bërë të pa koordinuara me ata që vendosin ai është kryeministër dhe ministër i financave. Konsideroj që nuk është dashur të jepen për arsye se duhet të bëhen parallogaritje se sa ka mundësi financiare Kosova me e rritë një pension në vlerën çfarë është përmend”, tha deputeti Naser Osmani.
Ligji mbi financat publike është në fazën e hartimit në kuvend dhe shumë shpejt pritet të dërgohet për miratim në kuvend. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Skanerët në pikat kufitare: Kur, si dhe pse?
SUV-i i ri Dacia Bigster nxjerr fokusin e markës në vlerën, dobinë dhe dizajnin funksional
Rizvanolli: Ishte një kohë kur në veri lulëzonin laboratorët e drogës, mihja e kriptovalutave, e biznese tjera ilegale të kriminelëve
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës
Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind
U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë
Melodia Px - Veshje të specializuara për çdo kusht atmosferik
Rritet çmimi i naftës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Arda Guler nga Turqia i dërgon mesazh Carlo Ancelottit për minutazhën te Real Madridi
Çfarë janë uraganet, sa të rrezikshëm janë dhe çfarë mund të ndihmojë në zbutjen e dëmeve?
Mbi 160 mijë euro, 696 kilogramë mjaltë e 250 kilogramë fasule ia gjejnë në shtëpi – Policia arreston të dyshuarin në Ferizaj për kontrabandë e tregti të ndaluar
Pamje nga vizita e Jakup Krasniqit te varri i vëllait, më pas i takon familjarët në fshatin e tij
Kaloi 50 mijë konkurrentë në audicion - kush është Nora Tushi, shqiptarja që po mahnit jurinë gjermane
Berisha: Do të dalin audio-incizime të tjera, do të na vijë turp