Përvoja e punës dhe kualifikimi arsimor do të jenë kriteret kryesore për kategorizimin e shkallës së pensionistëve, thonë përfaqësues të pensionistëve dhe zyrtarë qeveritarë.
Çështja e kategorizimit që është kërkuar me vite nga pensionistët, është aktualizuar javën e kaluar kur ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, ka premtuar se nga muaji janar i vitit të ardhshëm do të bëhet kategorizimi i pensioneve kontribut-pagues, që nënkupton rritjen e pensioneve.
Sipas zyrtarëve të qeverisë, kategorizimi për shkallën e parë do të jetë deri në 170 euro, kurse për shkallën më të lartë 250 euro në muaj.
Por, përfaqësues të pensionistëve të cilët janë në grupin punues në hartimin e udhëzimit administrativ, i cili do të publikohet gjatë muajit nëntor, nuk janë në gjendje të specifikojnë konkretisht se cilat kategori do të marrin mjete nga 170 deri në 250 euro në muaj.
Megjithatë, Shaban Kajtazi, udhëheqës i Lidhjes së Pensionistëve të Kosovës, pohon se një ndër kriteret kryesore do të jetë kualifikimi arsimor dhe përvoja e punës. “Udhëzimi administrativ është në përgatitje e sipër. Ne mund të flasim vetëm parimisht, por jo edhe për elementet dhe kriteret e sakta. Aty do të hynë kualifikimi shkollor, stazhi i punës dhe kontributet. Por, më që kontributet nuk dihen se nuk ka shënime të sakta, pra elemente kryesore janë kualifikimi shkollor dhe stazhi i punës”, tha Kajtazi.
Edhe ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, ditë më parë për Radion Evropa e Lirë, ka thënë se pensionistët kontribut-dhënës duhet të kategorizohen varësisht prej nivelit të arsimit dhe përvojës. “Kategorizimi, do të thotë rritje të pensioneve për të gjithë, për dikë më pak, për dikë më shumë, sepse aty janë disa kategori në bazë të kritereve, varet sa vite kanë punuar, eksperienca, rrezikshmëria në punë, çfarë pozite ka punuar, çfarë shkollimi ka pasur. Ata me shkollim superior e kanë shkallën më të lartë. E kështu më radhë”, ka thënë Abrashi.
Sipas ligjeve në fuqi, parashtruesi i kërkesës për pension kontribut-pagues duhet të ketë moshën 65 vjeçare dhe minimumi 15 vjet stazh të sigurimit pensional, sipas dispozitave të Sigurimit Pensional dhe Invalidor, prej tyre së paku 7 vite e 7 muaj stazh pune në Kosovë.
Ndryshe, Qeveria e Kosovës kanë bërë të ditur se buxheti për kategorinë e pensioneve do të rritet për 23 milionë euro, mjete këto që janë siguruar.
Ministri i Financave, Avdullah Hoti, në llogarinë e tij private në rrjetin social Facebook, ndërkaq ka thënë se buxheti me këtë ndarje shtesë do të aprovohet gjatë kësaj jave në qeveri.
Pastaj, sipas tij, varet nga Kuvendi sa shpejtë e aprovon Ligjin e buxhetit për vitin 2016.
Sipas marrëveshjes, siç thotë Kajtazi, mes Lidhjes së Pensionistëve dhe zyrtarëve qeveritar, në muajin nëntor do të miratohet udhëzimi dhe pensionistët do të njoftohen për kategorizim. “Sipas marrëveshjes me kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa, ministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, dhe ministrin e Financave, Avdullah Hoti, presim që gjatë muajit nëntor të shpallet udhëzimi administrativ dhe pensionistët do të aplikojnë gjatë muajit dhjetor, në mënyrë që të mundësohet realizimi nga janari 2016”, tha Kajtazi.
Ndryshe, sipas të dhënave të Lidhjes së Pensionistëve të Kosovës, thuhet se rreth 40 mijë është numri i pensionistëve kontribut-pagues, të cilët aktualisht marrin nga 140 euro në muaj.
Kurse, vlera e pensionit të moshës është 80 euro në muaj. /Rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Skanerët në pikat kufitare: Kur, si dhe pse?
SUV-i i ri Dacia Bigster nxjerr fokusin e markës në vlerën, dobinë dhe dizajnin funksional
Rizvanolli: Ishte një kohë kur në veri lulëzonin laboratorët e drogës, mihja e kriptovalutave, e biznese tjera ilegale të kriminelëve
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës
Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind
U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë
Melodia Px - Veshje të specializuara për çdo kusht atmosferik
Rritet çmimi i naftës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Arda Guler nga Turqia i dërgon mesazh Carlo Ancelottit për minutazhën te Real Madridi
Çfarë janë uraganet, sa të rrezikshëm janë dhe çfarë mund të ndihmojë në zbutjen e dëmeve?
Mbi 160 mijë euro, 696 kilogramë mjaltë e 250 kilogramë fasule ia gjejnë në shtëpi – Policia arreston të dyshuarin në Ferizaj për kontrabandë e tregti të ndaluar
Pamje nga vizita e Jakup Krasniqit te varri i vëllait, më pas i takon familjarët në fshatin e tij
Kaloi 50 mijë konkurrentë në audicion - kush është Nora Tushi, shqiptarja që po mahnit jurinë gjermane
Berisha: Do të dalin audio-incizime të tjera, do të na vijë turp