LAJMI I FUNDIT:

Rezervat ulin çmimin e naftës në botë

Rezervat ulin çmimin e naftës në botë

Çmimet e naftës kanë shënuar rënie në pritje të rritjes së rezervave në Shtetet e Bashkuara të Amerikës si dhe pas parashikimeve se rezervat e mëdha të naftës në tregun botëror do të zgjasin edhe në vitin e ardhshëm.

Çmimi i naftës së “lehtë” amerikane (WTI) ka rënë për 63 cent dhe tani është 43,35 dollarë, ndërsa çmimi i naftës së papërpunuar “brent” ka rënë për 43 cent dhe aktualisht është 47,11 dollarë për fuçi.

Zyra Amerikane për Energjetikë (EIA) do të publikojë sot raportin javor mbi rezervat tregtare të naftës në SHBA, që është matja kyçe e kërkimit në vendin i cili është konsumatori më i madh në botë i “arit të zi”.


Sipas mediave amerikane, priten rezerva edhe më të mëdha të naftës në periudhën e ardhshme, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ndryshe, rënia më e re e naftës pasoi pasi që drejtori ekzekutiv i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë (IEA), Fatih Birol deklaroi se rezervat e bollshme të naftës në tregun global do të zgjasin deri në vitin e ardhshëm, ndërkohë që investimet në sektorin e naftës do të ulen për shkak të çmimeve gjithnjë më të ulëta të derivateve të naftës. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Ekonomi
Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Ekonomi
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë

U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë

Ekonomi
Melodia Px - Veshje të specializuara për çdo kusht atmosferik

Melodia Px - Veshje të specializuara për çdo kusht atmosferik

Ekonomi
Rritet çmimi i naftës

Rritet çmimi i naftës

Ekonomi
Kalo në kategori