Një vërtetim të cilin shteti i Kosovës ua lëshon invalidëve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përmes të cilit këta të fundit lirohen nga taksat e zhgodanimit të veturave, është duke u keqpërdorur.
Një nga invalidët i cili e ka kthyer vërtetimin e tij në biznes, jeton në Komunën e Malishevës.
Para disa ditësh, ai ka publikuar një shpallje në një nga portalet e shitblerjeve, ku ofron vërtetimin e tij tek personat që kanë nevojë të zhgodanojnë vetura në këmbim të një shumë të parave.
Gazeta Fjala ka kontaktuar këtë person, dhe duke mos i treguar identitetin tonë të vërtetë, i ka kërkuar sqarime më të detajuara rreth këtij shkëmbimi të jashtëligjshëm.
“Unë mund të zhdoganoj vetura, jam invalid i luftës. Vetura [në kufi] kalon në emrin tim, por veturën nuk e mbaj unë,” thotë ai.
Ai tregon se edhe pse bëhet ligjërisht pronar i veturës, ai nuk e mbanë atë në shfrytëzim. Pas një kohë e bënë një kontratë gjoja se i ka shitur veturën blerësit faktik.
“[Veturën] e mbaj një kohë në emër timin.., e tani e rregullojmë te noteri – pra që kerrin unë ta kom shit. Po ti e mban kerrin, s’është problem kjo. E mbas një kohë e qet në emër tënd,” ka sqaruar ai.
Për këta shërbim, ai kërkon të paguhet sa gjysma e vlerës së doganës për një veturë të caktuar.
Për këtë rast, por edhe për disa raste të tjera, ka informacion edhe Shoqata e Invalidëve të Luftës së UÇK-së. Fadil Shurdhaj, kryetar i kësaj shoqate, thotë se pret që të ndërmerren masa ndaj keqpërdoruesit.
“Kjo gjë është shumë keq, dhe nuk duhet të ndodhë më. Kushdo që bënë një gjë të tillë duhet të dënohet”, ka thënë ai.
Sipas tij, tani më kur invalidët e luftës marrin ndihmë nga shteti, “nuk duhet që kushtet e rënda ekonomike të aryestojnë akte të tilla”.
Ligji që i rregullon të drejtat dhe beneficionet e invalidëve të luftës parasheh ndër të tjerash lirimin nga taksa dhe dogana për vetura speciale për përdorim personal. Sipas ligjit, kjo mund të bëhet një herë në pesë vite dhe i përfshinë invalidët që kanë shkallë invaliditeti prej një deri në shtatë.
Varësisht nga shkalla e invaliditetit, ata përfitojnë një pension mujor që fillon nga 225 euro deri në 640 euro. Në Kosovë, janë gjithsej rreth 4,500 invalidë të luftës, ndërsa veteranë janë rreth 26 mijë.
Sipas ligjit, invalid i luftës së UÇK-së është “pjesëmarrësi i UÇK-së, organizmi i të cilit është dëmtuar mbi 20% për shkak të plagës, lëndimit apo sëmundjes që ka pësuar në luftë, apo si i internuar (i burgosur) në burgjet apo kampet e armikut dhe shtetasi i huaj si veteran i UÇK –së , nga 1997- 1999”.
Edhe nga Dogana e Kosovës pranohet se ka pasur keqpërdorime të kësaj të drejtë. Megjithatë, sipas tyre, kjo është në numër të vogël.
“Keqpërdorime ka pasur por në një nivel shumë të ulët pasi si Dogana po ashtu edhe Policia e Kosovës kemi aplikuar konfiskimin e automjetit i cili nuk ka qenë i drejtuar nga personi I cili gëzon këtë të drejt por nga një person tjetër përmes autorizimit i cili në këtë rast është indikator për shmangej të taksave,” ka thënë Adriatik Stavileci nga Dogana e Kosovës.
”Kjo e drejtë Invalidëve të luftës së UÇK-së edhe në bazë të legjislacionit tjetër në fuqi u njihet për qëllime të risocializimit të tyre në jetën e përditshme shoqërore një here në 5 vite. Me qenë se automjeti i liruar mbi këtë bazë është për përdorim personal, ky privilegj nuk mund te përdoret apo të shfrytëzohet nga ndonjë person tjetër e as nga përcjellësit eventual,” ka sqaruar ai.
Burime të Gazetës Fjala në njërën nga kompanitë e sigurimeve të veturave kanë thënë po ashtu se janë në dijeni të rasteve të tilla kur një invalid i luftës i mundëson një personi të caktuar zhgodanimin e veturës për një shumë të caktuar parash.
Gjatë ditës së djeshme, ky invalid i luftës ka publikuar përsëri shpalljen e tij në portalin Merr Jep. Edhe pse Gazetës Fjala i ka thënë se ai jeton në Komunën e Malishevës, në shpallje ai ka treguar se jeton në Fushë Kosovë./Gazeta Fjala/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Skanerët në pikat kufitare: Kur, si dhe pse?
SUV-i i ri Dacia Bigster nxjerr fokusin e markës në vlerën, dobinë dhe dizajnin funksional
Rizvanolli: Ishte një kohë kur në veri lulëzonin laboratorët e drogës, mihja e kriptovalutave, e biznese tjera ilegale të kriminelëve
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind
Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!
U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë
19 vite rrugëtim me ETC: Një muaj plot oferta dhe festë për ju!
SUV-i i ri Dacia Bigster nxjerr fokusin e markës në vlerën, dobinë dhe dizajnin funksional
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Arda Guler nga Turqia i dërgon mesazh Carlo Ancelottit për minutazhën te Real Madridi
Çfarë janë uraganet, sa të rrezikshëm janë dhe çfarë mund të ndihmojë në zbutjen e dëmeve?
Mbi 160 mijë euro, 696 kilogramë mjaltë e 250 kilogramë fasule ia gjejnë në shtëpi – Policia arreston të dyshuarin në Ferizaj për kontrabandë e tregti të ndaluar
Pamje nga vizita e Jakup Krasniqit te varri i vëllait, më pas i takon familjarët në fshatin e tij
Kaloi 50 mijë konkurrentë në audicion - kush është Nora Tushi, shqiptarja që po mahnit jurinë gjermane
Berisha: Do të dalin audio-incizime të tjera, do të na vijë turp