Shteti austriak mbetet një partner i fuqishëm për Kosovën veçanërisht në fushën e ekonomisë, ndonëse nga forumi ekonomik kosovaro-austriak që po mbahet dy ditë rresht në Prishtinë u tha se mbeten brengosëse shifrat e investimeve nga Austria në Kosovë meqë janë vetëm 160 milionë euro.
Ndërsa shteti austriak në Slloveni ka investime direkte 6 miliardë euro, në Kroaci 5 miliardë, në Serbi afër 4 miliardë. Krerët e të dyja shteteve kanë inkurajuar kompanitë austriake të investojnë në Kosovë sepse ka klimë të favorshme për investime.
Presidenti i Austrisë Heinz Fischer theksoi sekjo vizitë ka fuqizuar mundësitë e të dy shteteve për bashkëpunim dhe për t’i nxitur mundësitë e investimeve në Kosovë. Ai nuk ka dashur të spekulojë se kur Kosova mund të integrohet në BE, por theksoi se brenda dy ose tre viteve do të ketë rezultatet konkrete dhe të dukshme në këtë drejtim. Sipas tij, forumi ka për qëllim bashkimin dhe funksionimin e ekonomive.
“Qëllimi i një forumi ekonomik të tillë qëndron saktësisht në këtë fushë, pra për ndërmarrjet, njerëzit të ci lët për ekonomi të shtetit janë me rëndësi t’i bashkojmë dhe atëherë bëhet funksionimi më i lehtë dhe më mirë. Kemi më shumë besim natyrisht për shtetin përkatës, sepse përmes bisedave me përfaqësues të shteteve të tjera qofshin nga politika apo nga ekonomia mësojmë edhe për shtetin dhe përparësitë”, theksoi Fisher.
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, theksoi se takimet me presidentin Fisher në këto dy ditë ishin intensive për marrëdhëniet bilaterale dhe ngritjen e bashkëpunimit ekonomik investiv dhe tregtar në mes të dyja vendeve. Jahjaga nga forumi kërkoj konkretizimin e marrëdhënieve kosovare-austriake duke stimuluar sektorin privat dhe rritjen e investimeve austriake në Kosovë. Ajo theksoi se Kosova ofron mundësi të mira për investime dhe klimë të favorshme për bizneset.
“Kosova është një destinacion relativisht i ri për investitorët e huaj, përkundër kësaj vendi im ofron një mori mundësish për investime dhe një klimë gjithnjë më të favorshme të biznesit. Në përgjithësi ekonomia jonë ka vazhduar të rritet pa ndërprerë që nga deklarimi i Pavarësisë së shtetit tonë… Institucionet tona janë të përkushtuara në eliminimin e barrierave burokratike në sundimin e ligjit, përmirësimin e infrastrukturës dhe të klimës afariste”, tha presidentja Jahjaga.
Sipas saj tradicionalisht Austria ka qëndruar gjithmonë përkrah popullit të Kosovës për paqe liri e progres. Sipas saj, Vjena është porta e rajonit drejt Bashkimit Evropian.
Kurse, ministri i Financave, Avdullah Hoti shprehet i sigurt se kompanitë nga Austria do të arrijnë të krijojnë partneritet në Kosovë për të investuar në vendin tonë. Ai duke treguar prioritetet e Qeverisë që lidhen me fushën e ekonomisë tha se delegacioni i madh nga Austria është një sinjal i fortë se shteti i Austrisë dhe bizneset austriake e shohin Kosovën si një vend me mundësi të mëdha bashkëpunimi në interes të të dyja vendeve.
“Bizneset austriake do të mund të njihen më afër me mundësitë që ofron tregu i Kosovës dhe jam i sigurt se do të kthehen nga Kosova me mundësitë e identifikuara duke ditë se cilët janë partnerët e tyre të ardhshëm”, tha ministri Hoti.
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu tha se Kosovës i duhet të ketë zhvillim ekonomik dhe e presin shumë sfida. Ai ka inkurajuar kompanitë austriake të investojnë sikur në vendet e rajonit me miliarda euro, meqë sipas tij investimet austriake mbeten në vendin tonë vetëm 160 milionë euro nga Austria. Sipas tij, në qoftë se Evropa do të ketë një rritje ek onomike 3 përqind në vitet e ardhshme dhe Kosova vetëm 1 për qind, me Evropën Kosova do të takohet në vitin 2102. Në qoftë se Kosova do të arrijë të ketë rritje ekonomike 7 për qind dhe në Evropë do të mbetet edhe më tutje 3 përqind Kosova do të takohet në Evropë ekonomikisht në vitin 2060.
“Ajo që më brengosë më së shumti është fakti se në Slloveni Austria ka investime direkte 6 miliardë euro, në Kroaci 5 miliardë, në Serbi afër 4 miliardë, dhe në Kosovë 160 milionë euro. Andaj le të jetë vizita e presidentit Fisher një mesazh i qartë politik që politikbërësit të mbështetin iniciativën e Atifete Jahjagës për normalizim të aspektit polik, dhe le të jetë një vulë dhe një motivim i Austrisë për të mbështetur Kosovën në aspektin ekonomik dhe integrues”, deklaroi Gërxhaliu.
Ndërsa, në këtë forum janë arritur dhe disa marrëveshje me Ministrinë e Shëndetësisë në vlerë prej rreth 5 milionë euro, me Ministrinë e Financave dhe me Komunën e Prishtinës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Skanerët në pikat kufitare: Kur, si dhe pse?
SUV-i i ri Dacia Bigster nxjerr fokusin e markës në vlerën, dobinë dhe dizajnin funksional
Rizvanolli: Ishte një kohë kur në veri lulëzonin laboratorët e drogës, mihja e kriptovalutave, e biznese tjera ilegale të kriminelëve
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind
Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!
U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë
19 vite rrugëtim me ETC: Një muaj plot oferta dhe festë për ju!
SUV-i i ri Dacia Bigster nxjerr fokusin e markës në vlerën, dobinë dhe dizajnin funksional
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Arda Guler nga Turqia i dërgon mesazh Carlo Ancelottit për minutazhën te Real Madridi
Çfarë janë uraganet, sa të rrezikshëm janë dhe çfarë mund të ndihmojë në zbutjen e dëmeve?
Mbi 160 mijë euro, 696 kilogramë mjaltë e 250 kilogramë fasule ia gjejnë në shtëpi – Policia arreston të dyshuarin në Ferizaj për kontrabandë e tregti të ndaluar
Pamje nga vizita e Jakup Krasniqit te varri i vëllait, më pas i takon familjarët në fshatin e tij
Kaloi 50 mijë konkurrentë në audicion - kush është Nora Tushi, shqiptarja që po mahnit jurinë gjermane
Berisha: Do të dalin audio-incizime të tjera, do të na vijë turp