LAJMI I FUNDIT:

Shkencëtarët paralajmërojnë afrimin e një krize për ujin

Shkencëtarët paralajmërojnë afrimin e një krize për ujin

Shkencëtarët thonë se bota është duke përjetuar një mungesë të ujit të pastër, dhe kjo vetëm do të keqësohet për shkak të shtimit të popullsisë dhe ndryshimeve klimatike. Fotografitë që tregojnë se si mungesa e ujit është duke ndikuar tek njerëzit në mbarë botën mund të shihet në Akuariumin e Paqësorit në qytetin Long Beach, në Kaliforni.

Ky është edhe vendi ku ekspertët diskutuan seriozitetin e problemit dhe zgjidhjet për të.

Uji është vazhdimisht në mendjet e njerëzve që jetojnë në pjesën perëndimore të Shteteve të Bashkuara pasi ka patur mungesë të tij për disa vite.


Kjo është thatësira më e madhe në historinë e Kalifornisë. Por perëndimi amerikan nuk është i vetmi vend i etur për ujë.

“Më shumë se gjysma e popullsisë së botës jeton në zona me pakicë të ujit dhe sipas Kombeve të Bashkuara numri do të rritet me dy të tretat deri në vitin 2025, më pak se 10 vjet më pas”, thotë eksperti Jerry Shubel.

Sasia e ujit në tokë nuk ka ndryshuar për miliarda vjet. Por raporti mes ujit të pijshëm dhe atij të kripur ka ndryshuar, thotë Jerry Schubel me Akuariumin e Paqësorit. Ka edhe faktorë të tjerë që janë duke krijuar një mungesë të ujit të pijshëm. “Në pjesën më të madhe të botës, mungesa e ujit të pijshëm është një krizë në rritje që do të shtohet nga ndryshimet klimatike dhe shtimi i popullsisë”, theksoi ai.

Schubel thotë se shumica e popullsisë së botës jeton në vende që kanë ujëra të përbashkëta, por shumë nga këto vende nuk kanë marrëveshje sesi ta ndajnë ujin. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Ekonomi
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Ekonomi
U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë

U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë

Ekonomi
19 vite rrugëtim me ETC: Një muaj plot oferta dhe festë për ju!

19 vite rrugëtim me ETC: Një muaj plot oferta dhe festë për ju!

Ekonomi
SUV-i i ri Dacia Bigster nxjerr fokusin e markës në vlerën, dobinë dhe dizajnin funksional

SUV-i i ri Dacia Bigster nxjerr fokusin e markës në vlerën, dobinë dhe dizajnin funksional

Ekonomi
Kalo në kategori