LAJMI I FUNDIT:

Azemi: Ministria e Punës po e pengon realizimin e kontratës kolektive

Azemi: Ministria e Punës po e pengon realizimin e kontratës kolektive

Jusuf Azemi kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës tha se 80 për qind të punëtorëve të këtij sektori nuk i gëzojnë të drejtat e tyre ligjore që i kanë të garantuara me ligjin e punës, marrëveshjen kolektive dhe ligjin mbi sigurinë dhe shëndetin në punë.

Në një intervistë për Gazetën Fjala ai ka kritikuar Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, për mos zbatimin e kontratës kolektive dhe pengimin e sindikatës në mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve konform kësaj Kontrate.

Azemi thotë se të dhënat nga terreni të vërtetuara nga kjo sindikatë kanë dëshmuar se pjesa më e madhe e kompanive private nuk e zbatojnë Ligjin e Punës dhe Marrëveshjen kolektive.


Gazeta Fjala: Me çfarë problemesh përballen punëtorët e sektorit privat në Kosovë?
Azemi:
Punëtorët e Sektorit Privat përballën me problemet më madhore në Ballkan për kah të drejtat e tyre në punë . Ata përballen me paga nën minimalen, ose ta rrumbullakësojmë më mirë më se 80 % të punëtorëve të këtij sektori nuk i gëzojnë të drejtat e tyre ligjore që jua garanton ligji i punës , marrëveshja kolektive dhe ligji mbi sigurinë dhe shëndetin në punë. Po sot punëtori në komunën e Vushtrrisë u rrah barbarisht nga pronari i kompanisë, pse ky punëtor kërkoj të drejtën e vet. Punëtori tani gjendet në spital për tretman mjekësor.

Gazeta Fjala: Çfarë ka bërë sindikata e pavarur e sektorit privat në mbrojtje të këtyre punëtorëve?
Azemi:
Sindikata e jonë, aty ku është prezente, punëtorëve nuk ju vonohen pagat, me presionin tonë edhe janë rrit ato, zbatohet në një masë të mirë ligji i punës dhe marrëveshja kolektive.
Kjo Sindikatë u del në ndihmë dhe mbron të drejtat e secilit punëtor kur këta kanë nevojë për ne. Kemi raporte të shpeshta me udhëheqësit e çdo shoqate dhe konsultohemi vazhdimisht me problemet e tyre.

Gazeta Fjala: Kontrata kolektive është në fuqi që nga 1 janari i këtij viti, sa është duke u zbatuar ajo në sektorin privat të Kosovës?
Azemi:
Me plot përgjegjësi e themi se 80% të kompanive nuk e zbatojnë Ligjin e Punës dhe Marrëveshjen kolektive. Flasim kështu sepse e kemi vërtetuar në teren.

Gazeta Fjala: Nëse nuk jeni të kënaqur me zbatimin e kontratës kolektive si do të ndikoj sindikata në zbatimin e saj?
Azemi:
Në Zbatimin e Kontratës Kolektive akter kryesor është Ministria e Punës dhe e Mirëqenies Sociale, në vend që të kemi përkrahjen e tyre, ata edhe e pengojnë sindikatën në kryerjen e detyrave të përditshme në realizimin e të drejtave të punëtorëve konform Kontratës Kolektive. Po thuajse se kjo sindikatë çdo javë mban së paku dy protesta me qëllim të zbatimit të Kontratës Kolektive.

Gazeta Fjala: Ka kompani që ende paguajnë punëtorët nën vlerën e pagës minimale a ka kërkuar deri tani sindikata rritjen e kësaj page?
Azemi:
Po, ka kompani që ende e bëjnë këtë, pas njoftimeve të gjitha institucioneve relevante, dhe shumë protestave kompania “MSS” në kazermën ushtarake “Adem Jashari”, paguan punëtorët 120 euro pagë, edhe këtu për veç kompanisë përgjegjëse kryesore është Inspektorati i Punës, i cili është i njoftuar që me kohë.

Gazeta Fjala: Krahas kërkesës për rritjen e pagave në sektorin privat, a mendoni se pronarët e kompanive të ndryshme do ta shkurtojnë numrin e punëtorëve?
Azemi:
Nuk mendojmë se pronarët e kompanive do ta shkurtojnë numrin e punëtorëve, pasi që në këtë sektor një punëtorë po thuajse në shumë vende kryen punën e dy punëtorëve dhe nuk ka hapësirë që të largohen punëtorët për shkak të rritjes së pagave.

Gazeta Fjala: Cilat kompani private në Kosovë janë shkelësit më të mëdhenjtë, të të drejtave të punëtorëve?
Azemi:
Ne për çdo 2 muaj raportojmë për kompanitë që janë të identifikuara si kompanitë më të pa përgjegjshme , para një muaji e thamë këtë në konferencë për shtyp. Pas një muajit do të raportojmë prapë për shkelësit më të mëdhenj të të drejtave të punëtorëve.

Gazeta Fjala: Keni deklaruar se edhe kompania Al Petrol është njëra nga kompanitë që ka bërë shkelje të punëtorëve. Çfarë shkeljesh ka bërë ajo?
Azemi:
Është e vërtet se kompania Al Petrol ka qenë shkelëse e madhe e të drejtave të punëtorëve. edhe për këtë kemi dhënë sqarim në konferencën e fundit, se a ka bë përmirësime apo gjendet në gjendjen e më hershme do të njoftojmë opinionin në konferencën e ardhshme që do mbahet së shpejti.
Kohëve të fundit kemi dëgjuar se numri i të pa punëve kalon shifrën mbi 60% , me çka, kjo nuk është e vërtet, sepse shumë punëtorë punojnë pa hy në sistemin kontraktual në mes të punëdhënësit dhe punëmarrësit me qëllim të ikjes së pagesave si: trustit pensional dhe tatimit në pagë, me çka kjo formë e dëmton buxhetin e shtetit dhe i favorizon individ të caktuar që janë akter dhe përgjegjës për eliminimin e kësaj dukurie. /Gazeta Fjala/Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Ekonomi
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Ekonomi
U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë

U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë

Ekonomi
19 vite rrugëtim me ETC: Një muaj plot oferta dhe festë për ju!

19 vite rrugëtim me ETC: Një muaj plot oferta dhe festë për ju!

Ekonomi
SUV-i i ri Dacia Bigster nxjerr fokusin e markës në vlerën, dobinë dhe dizajnin funksional

SUV-i i ri Dacia Bigster nxjerr fokusin e markës në vlerën, dobinë dhe dizajnin funksional

Ekonomi
Kalo në kategori