LAJMI I FUNDIT:

Diskriminimet më të mëdha tek punësimet

Diskriminimet më të mëdha tek punësimet

Pavarësisht se në Kosovë ekziston diskriminimi në fusha të ndryshme ka shumë pak raste me padi diskriminimi, mirëpo rastet më të shpeshta diskriminuese janë tek marrëdhëniet e punës. Për këtë institucioni i Avokatit të Popullit me mbështetjen e Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim organizoi punëtori me temën “Zbatimi i Ligjit për Mbrojtje nga Diskriminimi-Procedurat dhe Autoritetet përgjegjëse – Avokati i Popullit, Gjyqësori dhe aktorët e tjerë- Sfidat dhe Mundësitë”.

Kjo punëtori ka ofruar mundësinë e diskutimit të përbashkët në mes të Avokatit të Popullit dhe gjyqësorit dhe akterëve të tjerë lidhur me zbatimin dhe sfidat në zbatimin e ligjit si dhe procedurat dhe sanksionet gjatë trajtimit të rasteve me bazë diskriminimi.

Avokati i Popullit, Hilmi Jashari, theksoisfidat kryesore në implementimin e këtij ligji janë çështjet e diskriminimit të cilat iniciohen në pesë procedura. Ai thekson se Ligji për Mbrojtjen nga Diskriminimi lenë shumë për të dëshiruar.


“Njëra prej sfidave kryesore që kemi mund me pa është se ky ligj në të jetën kohë kërkon që çështjet e diskriminimit të iniciohen pothuajse në pesë procedura; administrative, kontestimore, kundërvajtëse, penale dhe para institucionit të Avokatit të Popullit. Mbi të gjitha nuk ka ndonjë sqarim se cila procedurë në cilin moment do të ketë përparësi. Një situatë e jashtëzakonisht e pa favorshme duke të jetë edhe në procedurën penale e kundërvajtëse”, theksoi Jashari.

Kurse, gjyqtari i Gjykatës Supreme Erdogan Haxhibeqiri, theksoi se në bazë të përvojës së tij të punës në gjykatë ka hasur vetëm me një rast kundër diskriminimit. “Ne jemi dëshmitarë të asaj se shumë pak raste kemi në gjykata që kërkojnë mbrojtje në bazë të Ligjit kundër diskriminimit. Unë e di në praktikën time sa jam në Gjykatë Supreme ka qenë vetëm një rast i Pejës. Po arsye t dhe shkaqet ku janë duhet të diskutojmë në atë drejtim. Të gjitha institucionet veçmas avokati i popullit duhet të sensibilizojë masën e gjerë”, theksoi gjyqtari Haxhibeqiri.
Zëvendëskryetari Gjykatës Themelore të Prishtinës, Hasim Sogojeva, theksoi se edhe në këtë gjykatë janë ras tet e rralla që paraqiten për mbrojtje. Ai tha se diskriminimi megjithatë ekziston në fusha të ndryshme. Sipas tij, në disa raste që është vërejt punëdhënësit privat për pranimin e punëtorëve caktojnë kriter moshën.

“Për herë të parë në Kosovë Ligji i diskriminimit është nxjerrë diku në vitin 2004 dhe nga kjo periudhë e këndej në praktikën juridike qoftë në konteste civile apo penale kemi pasur shumë pak raste me padi diskriminimi ose hiç mos themi. Pavarësisht nga kjo se diskriminimi megjithatë ekziston në fusha të ndryshme… Në disa raste që është vërejt në praktikën juridike ku punëdhënësit privat me rastin shpalljes së konkurseve për pranimin e punëtorëve ata shpesh herë kriter caktojnë kufizimin e moshës”, deklaroi Sogojeva.

Avokati i Popullit me Ligjin e ri është përcaktuar si mekanizëm për trajtimin e rasteve që kanë të bëjnë me diskriminimi dhe gjithashtu sistemi gjyqësor ka autorizime të gjëra lidhur me zbatimin e këtij ligji. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Ekonomi
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Ekonomi
U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë

U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë

Ekonomi
19 vite rrugëtim me ETC: Një muaj plot oferta dhe festë për ju!

19 vite rrugëtim me ETC: Një muaj plot oferta dhe festë për ju!

Ekonomi
SUV-i i ri Dacia Bigster nxjerr fokusin e markës në vlerën, dobinë dhe dizajnin funksional

SUV-i i ri Dacia Bigster nxjerr fokusin e markës në vlerën, dobinë dhe dizajnin funksional

Ekonomi
Kalo në kategori