LAJMI I FUNDIT:

Stavileci panelisti i parë nga Ballkani në samitin më të madh në botë për teknologjinë informative

Stavileci panelisti i parë nga Ballkani në samitin më të madh në botë për teknologjinë informative

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, do të marrë pjesë në “Web Summit 2015”, që mbahet prej 3-5 nëntor 2015, në kryeqytetin e Irlandës, Dublin.

Në këtë samit vjetor, i cili cilësohet si më i madhi në planet për fushën e teknologjisë, për herë të parë nga Ballkani po merr pjesë edhe një përfaqësues i Qeverisë së Kosovës si panelist, ku do të diskutohen zhvillimet e fundit në sektorin e teknologjisë dhe impakti i tyre në ekonominë globale.

Ministri Stavileci do t’i drejtohet audiencës në kuadër të panelit “Teknologjia, ekonomia, dhe problemet parësore botërore”, ku ndërmarrës, analistë ekonomik dhe zyrtarë do të diskutojnë për ndikimin që ka teknologjia në një ekonomi.


Ndryshe, “Web Samiti” është më i madhi i këtij lloji në nivel botëror ku marrin pjesë rreth 30 mijë pjesëmarrës nga 100 vende, 700 folës dhe 150 gazetarë nga mbarë bota.

Pjesë e këtij samiti janë kompanitë më të mëdha të fushës së teknologjisë, si Google, Microsoft, Apple, IBM, Facebook, Twitter, Intel, Cisco, Samsung dhe brende të njohura prodhuese dhe shtëpi mediale të nivelit botëror. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Ekonomi
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Ekonomi
U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë

U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë

Ekonomi
19 vite rrugëtim me ETC: Një muaj plot oferta dhe festë për ju!

19 vite rrugëtim me ETC: Një muaj plot oferta dhe festë për ju!

Ekonomi
SUV-i i ri Dacia Bigster nxjerr fokusin e markës në vlerën, dobinë dhe dizajnin funksional

SUV-i i ri Dacia Bigster nxjerr fokusin e markës në vlerën, dobinë dhe dizajnin funksional

Ekonomi
Kalo në kategori