LAJMI I FUNDIT:

Tregu mobil, treg i lagjeve (Foto)

Tregu mobil, treg i lagjeve (Foto)

Në sheshin “Adem Jashari”, sot u hap tregu i parë mobil në Prishtinë ku do të shiten prodhimet e bujqve vendorë, të rajonit ekonomik qendër. Ky projekt Kap vlerën prej 479 mijë eurosh dhe është bashkëpunim i zyrës së Bashkimit Evropian të cilët i kanë dhuruar 80 për qind të fondeve dhe Komunës së Prishtinës, e cila ka participuar me 20 për qind të fondeve.

Në emër të zyrës së BE-së në Kosovë Christof Stock, tha se është shumë i lumtur që të jetë sot në hapjen e tregut të parë mobil, si rezultat konkret i këtij projekti të qëlluar për mbështetjen e zhvillimit ekonomik si për Prishtinën ashtu edhe vendbanimet përreth saj. Ai e përmendi se diku rreth 1200 fermerë nga regjioni do të përfshihen drejtpërdrejtë në implementimin e këtij projekti.
12204860_866741830111763_1124549746_n
Stock i ftoi qytetarët që të blejnë produktet e freskëta, kualitative dhe ekologjike vendore, që do të ofrohen në këto tregje.

Ndërkaq, Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti duke iu drejtuar të pranishmëve tha se Tregu Mobil nuk ka vetëm bukuri estetike, por e ka rëndësinë e madhe ekonomike, sepse kur përmenden prodhimet vendore nuk flitet për to vetëm nga prizmi i nacionalizmit sentimental, por ka sens ekonomik.


“Sa më shumë që të shesin prodhuesit vendorë, aq më shumë do të kemi kapacitet ekonomik dhe aq më shumë do të krijojmë vende të punës”, tha Ahmeti.

Duke folur për kontributin e Komunës në ndihmë fermerëve, ai tregoi se si Komuna e Prishtinës ditë më parë ka nënshkruar marrëveshje me Agjencinë Austriake për Zhvillim për ofrim të granteve për fermerë, ndërkaq me këtë projekt po iu ofrohet edhe mundësia e shitjes së prodhimeve të tyre në disa lagje të qytetit.
12212410_866741903445089_437461020_n
Shpend Ahmeti shpjegoi se ky projekt nënkupton 100 tezga mobile, të cilat do të vendosen tri herë në javë në tri lagje të qytetit, pra nga 33 për lagje. “Në këtë mënyrë ne po ja ofrojmë qytetarit që prodhimin e freskët vendor ta blejë në lagjen e vet”, tha ai.

Ahmeti shprehi kënaqësinë që në këtë projekt po marrin pjesë jo vetëm fermerë nga Prishtina, por nga regjioni, e si rast i përmendi fermerët edhe nga Graçanica, si shembull se si bëhet integrimi socio-ekonomik i pakicave./Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Ekonomi
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Ekonomi
U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë

U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë

Ekonomi
19 vite rrugëtim me ETC: Një muaj plot oferta dhe festë për ju!

19 vite rrugëtim me ETC: Një muaj plot oferta dhe festë për ju!

Ekonomi
SUV-i i ri Dacia Bigster nxjerr fokusin e markës në vlerën, dobinë dhe dizajnin funksional

SUV-i i ri Dacia Bigster nxjerr fokusin e markës në vlerën, dobinë dhe dizajnin funksional

Ekonomi
Kalo në kategori