LAJMI I FUNDIT:

Bordet politike të ndërmarrjeve të “pavarura”

Bordet politike të ndërmarrjeve të “pavarura”

Instituti për Politika Zhvillimore dhe Komisioni parlamentar për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri organizuan tryezën me titull “Funksionalizimi i punës së agjencive të pavarura”. Tryeza kishte në fokus funksionimin e agjencive të pavarura, mbikëqyrjen parlamentare dhe performancën e 37 agjencive të pavarura sa ka Kosova.

Në hapje të tryezës, Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ruairi O’Connell theksoi se mënyra e zgjedhjes së anëtarëve në bordet e agjencive të pavarura është politike.

“Ne kemi gjetur që tek një numër i të emëruarve në bordet e ndërmarrjeve publike kemi pasur të emëruar politik gjë që bie ndesh me Ligjin për Ndërmarrjet Publike. Pa njerëz profesionist nëpër borde, Kosova rrezikohet nga korrupsioni”, tha ai.


O’Connell përshëndeti progresin e bërë deri më tani, duke veçuar standardizimin e formës së raportimit të agjencive të pavarura, proces ky i iniciuar dhe mbështetur nga INDEP-i dhe Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri.

Nga ana tjetër, Muhamet Mustafa, Kryetar i Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri theksoi që tema e punimit e shpjegon edhe qëllimin kryesor për të cilin duhet të angazhohemi, pra që të kemi një balancim në mes të pavarësisë institucionale të këtyre agjencive dhe mbikëqyrjes parlamentare. “Pavarësia dhe llogaridhënia duhet të balancohen sepse pa llogaridhënie, pavarësia e këtyre agjencive është vetëm papërgjegjësi”, theksoi Mustafa.

Ai theksoi që problemi themelor në cenimin e pavarësisë së agjencive të pavarura është partizimi i bordeve të këtyre agjencive. “Balancimi mes pavarësisë dhe llogaridhënies: praktikat ekzistuese dhe rekomandime për mbikëqyrjen parlamentare të agjencive të pavarura”, tha Deputeti Mustafa.

Ky punim shtjellon konceptin e mbikëqyrjes parlamentare, praktikat e deritanishme dhe hapat që duhet ndërmarrë për të përmirësuar rolin mbikëqyrës të Kuvendit ndaj agjencive të pavarura. Në prezantimin e punimit Blerim Vela, autor i punimit, theksoi që Kuvendi gëzon disa mekanizma për të ushtruar funksionin e vet mbikëqyrës por i mungojnë kapacitetet e nevojshme për ta bërë këtë.

“Kuvendi ka kapacitete të limituara për të kryer më me sukses rolin e vet mbikëqyrës. Një zyrtar i vetëm ndërlidhës me tridhjetë e shtatë agjenci të pavarura në kompetencë është e pamjaftueshme për të pasur mbikëqyrje dhe komunikim të nevojshëm me agjencitë e pavarura”, tha Vela.

Punimi ka listuar një sërë rekomandimesh që ndërlidhen me rritjen e dialogut në mes të agjencive të pavarura përmes një tryeze të përbashkët, krijimin e një komisioni ad-hoc parlamentar për rishikimin funksional dhe të llogaridhënies së agjencive të pavarura, plotësimet në kornizën ligjore dhe ndryshimi i procedurës për zgjedhjen e anëtarëve të bordeve të ndërmarrjeve publike. Deputetët pjesëmarrës dhe përfaqësuesit e agjencive të pavarura pjesëmarrëse mirëpritën këto rekomandime dhe u dakorduan të punojnë më tutje në adresimin e tyre.

Tryeza u organizua ne kuadër të programit për qeverisje demokratike të Institutit për Politika Zhvillimore, (INDEP) dhe është mbështetur nga Ambasada Britanike në Prishtinë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Ekonomi
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Ekonomi
U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë

U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë

Ekonomi
19 vite rrugëtim me ETC: Një muaj plot oferta dhe festë për ju!

19 vite rrugëtim me ETC: Një muaj plot oferta dhe festë për ju!

Ekonomi
SUV-i i ri Dacia Bigster nxjerr fokusin e markës në vlerën, dobinë dhe dizajnin funksional

SUV-i i ri Dacia Bigster nxjerr fokusin e markës në vlerën, dobinë dhe dizajnin funksional

Ekonomi
Kalo në kategori