LAJMI I FUNDIT:

Ekonomia e Europës po rimëkëmbet

Ekonomia e Europës po rimëkëmbet

Komisioni Europian ka publikuar parashikimet më të fundit për ekonomitë e Bashkimit Europian. Raporti nënvizon se ekonomia e rajonit vihet re në rimëkëmbje për të tretin vit me radhë. Rimëkëmbja do të vazhdojë me një hap të moderuar edhe gjatë vitit të ardhshëm, pavarësisht panoramës jo të kënaqshme të ekonomisë globale- thekson raporti. Irlanda, Polonia, Letonia dhe Rumania janë vendet që projektohen në hapin më të shpejtë të rritjes në rajon.
I vetmi vend i unionit që projektohet në recesion është Greqia, ku rritja vlerësohet nën 0 për qind.

Ekonomia greke projektohet në një tkurrje prej 1.4 për qind gjatë vitit aktual, dhe 1.3 për qind gjatë vitit të ardhshëm, për t`iu rikthyer rritjes vetëm gjatë vitit 2017. Ndikimin më të madh në këto të dhëna pritet ta ketë kolapsi i eksporteve me thuajse 10 për qind gjatë këtij viti. Komisioni Europian vlerëson gjithashtu se borxhi publik i vendit do të kulmojë në 199.7 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto gjatë vitit të ardhshëm, për tu tkurrur vetëm gjatë vitit 2017.

Britania e Madhe ndërkohë vlerësohet në një rritje pranë 2.5 për qind gjatë këtij viti. Ylli i Eurozonës mbetet Irlanda, ku projeksionet e raportit flasin për një rritje në 6 për qind gjatë vitit aktual. Vendet e Europës qendrore ndërkohë ofrojnë një panoramë mesatare, ku ritmet e rritjes duken të qëndrueshme.
Veç të tjerash, raporti vlerëson se vala e emigrantëve do të ketë një impakt pozitiv në ekonominë e rajonit në terma afat-mesëm, pasi do të nxisë tregun e punës. /Telegrafi/


Në trend Ekonomi

Më shumë
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Ekonomi
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Ekonomi
U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë

U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë

Ekonomi
19 vite rrugëtim me ETC: Një muaj plot oferta dhe festë për ju!

19 vite rrugëtim me ETC: Një muaj plot oferta dhe festë për ju!

Ekonomi
SUV-i i ri Dacia Bigster nxjerr fokusin e markës në vlerën, dobinë dhe dizajnin funksional

SUV-i i ri Dacia Bigster nxjerr fokusin e markës në vlerën, dobinë dhe dizajnin funksional

Ekonomi
Kalo në kategori