LAJMI I FUNDIT:

KEDS bën me rrjet elektrik pjesën lindore të Pejës

KEDS bën me rrjet elektrik pjesën lindore të Pejës

Pjesa periferike në lindje të Pejës, përkatësisht lagjja te tyrbja nuk kishte fare rrjet. Aty bizneset e banorët ishin gjendur si kishin mundur. Tash, rrjeti i ri me shtylla të betonit është vendosur në tërë lagjen.

Banorët e periferisë lindore të qytetit të Pejës nuk shqetësohen më si të kyçen në sistemin elektroenergjetik. As për kualitetin e saj nuk kanë më asnjë problem. Tash, KEDS ka shtrirë rrjetin anekënd kësaj pjese të qytetit më të madh të Dukagjinit, të njohur si Lagjja e Tyrbes. Shtyllat e betonit të vendosura anekënd asaj pjese, sikurse teli i ri bistek ua kanë lehtësuar jetën banorëve të asaj pjese.

“Pas lufte, kur u vendosëm këtu, fillimisht punuam me gjenerator. Pastaj e shtrimë vetë rrjetin njëfazor me shtylla të drurit. Por, tash kjo është e tejkaluar. KEDS ka ndërtuar rrjetin e ri dhe gjithçka po ecën mirë”, thotë Zekë Haziraj, pronar i autoservisit në lagje.
Mendim të njëjtë kanë edhe qytetarët tjerë.


“Ka qenë tensioni i dobët në pjesën më të madhe të lagjes, por tash është rregulluar. Gjendja ishte edhe më e rëndë sa i përket sigurisë. Shtyllat ishin të vjetra, përderisa telat nuk ishin aspak stabil. Brengoseshim shumë, sidomos për fëmijët. Por, KEDS ka bërë një punë të shkëlqyeshme dhe kjo brengë është larguar”, thotë Halil Lajçi, banor i lagjes.

KEDS e kishte trashëguar këtë gjendje nga koha kur distribucioni ishte aset publik. “Këtu në pjesën më të madhe nuk kishte as rrjet. Pjesa tjetër ishte i improvizuar nga vetë konsumatorët apo në gjendje mjaft të rëndë. Ishin kyçur ku kishin mundur. KEDS, duke e parë këtë situatë reagoi menjëherë dhe tash gjithçka është rregulluar”, thotë Namik Bajraktari, koordinator i mirëmbajtjes në Distriktin e Pejës.

Projekti i TS Tyrbja është pjesë e investimeve në lokalitetet me rënie të tensionit që po bën KEDS anekënd vendit. Ky projekt, i nisur në mars të këtij viti kur u identifikuan vendbanimet me rënie të tensionit tash është në fazën finale të realizimit për këtë vit. Deri tash, dhjetëra vendbanimeve u është stabilizuar tensioni, si dhe është rritur kualiteti dhe siguria e shërbimeve. Kjo është arritur falë investimeve, të cilat kur duhen edhe rreth dy muaj që të përfundojë viti, shkojnë në mbi 22 milionë euro, e kjo shumë pritet të rritet tutje deri në fund të këtij viti. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Ekonomi
Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Ekonomi
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë

U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë

Ekonomi
19 vite rrugëtim me ETC: Një muaj plot oferta dhe festë për ju!

19 vite rrugëtim me ETC: Një muaj plot oferta dhe festë për ju!

Ekonomi
Përfundon samiti i sigurisë Adria 2024 – prezantohen risitë e sigurisë dhe mundësitë për rritjen e biznesit

Përfundon samiti i sigurisë Adria 2024 – prezantohen risitë e sigurisë dhe mundësitë për rritjen e biznesit

Ekonomi
Kalo në kategori