LAJMI I FUNDIT:

Gjakova nikoqire e ditëve të biznesit të vogël

Gjakova nikoqire e ditëve të biznesit të vogël

Dialogu publiko – privat dhe fuqizimi i ndërmarrësisë është më se i domosdoshëm për një zhvillim të qëndrueshëm të sektorit privat, respektivisht zhvillimit ekonomik, është thënë në Gjakovë gjatë konferencës “Ditët e biznesit të vogël – 2015” të organizuar nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI).

Kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, ka prezantuar sfidat me të cilat ballafaqohet biznesi në këtë rajon, mirëpo edhe të arriturat që komuna po implementon në kuadër të zhvillimit të sektorit të biznesit.

Kusari – Lila, ka theksuar se në komunën që drejton ajo, ka një nismë të mbarë, me standarde të qëndrueshme zhvillimore, duke u angazhuar tej mase që t’iu ofrojë një infrastrukturë të mirëfilltë për bizneset. Ajo ka përmendur që Komuna e Gjakovës prej vitit të kaluar ka bërë heqjen e taksës në firmë si dhe këtë vit ka miratuar rregulloren e re për taksa dhe tarifa të cilat lehtësojnë zhvillimin e bizneset.


Kusari – Lila ka kërkuar që sa më parë të legalizohet vendimi për zonën ekonomike të Gjakovës, nga se deri me tani mos kompletimi i anëtarëve të bordit në KPA, ka dëmtuar Gjakovën.

“Ne jemi të angazhuar dhe të interesuar që të funksionalizojmë zonën e lirë që Gjakova të jetë si qendër e shumë komunave andej e këndej kufirit. Në këtë kontekst, Komuna e Gjakovës ka themeluar Fondin për Grante të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, i cili do të shërbejë si një ndërmjetësim mes nevojave të bizneseve dhe mundësive të komunës dhe donatorëve për mbështetje financiare”, ka thënë ajo.

Në vitin 2015, sipas saj, komuna ka ndarë 90 mijë euro në linjën e subvencioneve, dhe aktualisht prej 69 bizneseve sa kanë aplikuar në thirrje të parë, janë subvencionuar 31 biznese. Prej tyre përfituese janë 10 femra, apo 31,3%, ndërsa 12 janë arti zanate, apo 37.5%.

Ndërsa, ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, ka thënë se qëllimi i ministrisë është që bizneseve t’iu ofrojë lehtësira dhe mundësi të mira për zhvillim. Ajo ka theksuar që po punojnë edhe në infrastrukturën ligjore, në investime strategjike si dhe në themelimin e fondit që do të jetë garancë për ndërmarrësit në bankat përkatëse në afro 50%.

Bizneset kanë shprehur sfidat me të cilat ballafaqohen në përditshmëri, duke filluar nga problemi kryesor i mungesës së energjisë elektrike, tarifave të larta, etj. Në ndërkohë, përfaqësuesit e KEDS janë shprehur të hapur për të diskutuar më hollësisht me bizneset industriale të cilat ballafaqohen me probleme kyçe për të gjetur format e zgjidhjes së tyre./Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Fafa Resort
EBC vjen me zbritjen e madhe vetëm një ditore në blerjet online

EBC vjen me zbritjen e madhe vetëm një ditore në blerjet online

EBC Cosmetics
Këto kompani të mëdha po ju kërkojnë – A jeni gati për një sfide të re?

Këto kompani të mëdha po ju kërkojnë – A jeni gati për një sfide të re?

Telegrafi Jobs
Hapet thirrja për aplikim për subvencionimin e izolimit të shtëpisë dhe ndërrimit të dritareve dhe dyerve të jashtme

Hapet thirrja për aplikim për subvencionimin e izolimit të shtëpisë dhe ndërrimit të dritareve dhe dyerve të jashtme

Ekonomi
Pauza të këndshme, shije të jashtëzakonshme - Pashteta MEKA

Pauza të këndshme, shije të jashtëzakonshme - Pashteta MEKA

MEKA HALAL FOOD
Gastronomët ankohen se iu ka rënë puna, tregojnë disa arsye që kanë quar në ulje

Gastronomët ankohen se iu ka rënë puna, tregojnë disa arsye që kanë quar në ulje

Ekonomi
Kalo në kategori