LAJMI I FUNDIT:

MSA me përfitime të shumta për ekonominë

MSA me përfitime të shumta për ekonominë

Marrëveshja për Stabilizim Asociim mund t’i sjellë përfitime të shumta bizneseve dhe ekonomisë kosovare, por megjithatë Kosova mund të mos jetë i gatshëm plotësisht për zbatimin e plotë të kësaj marrëveshje. Që kjo e fundit të ndodhë është i nevojshëm bashkëpunimi i ngushtë i institucioneve publike dhe sektorit privat me qëllim të përshpejtimit të reformave ligjore dhe institucionale në përputhje me kërkesat që dalin nga MSA dhe kërkesat e tjera në rrugën e integrimit evropian të Kosovës. Këto konkluzione dolën nga një konferencë e organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë me titull “A jemi gati për MSA?”, në të cilën diskutimet u zhvilluan në tri panele si “Pronësia Intelektuale dhe Industriale”, “Prokurimi Publik dhe Konkurrenca”, si dhe “Tregtia”.

Të pranishmit në konferencë shprehën shqetësimin e tyre lidhur me kapacitetet e kufizuara njerëzore që pamundëson implementimin e duhur të legjislacionit në fuqi në fushën e mbrojtjes së pronësisë intelektuale dhe industriale, por edhe me vonesën në funksionalizimin e Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës, si një trup jashtëzakonisht i rëndësishëm në garantimin e zbatimit të plotë të konkurrencës së drejtë në vend.

Në panelin e parë të përbërë nga Valon Kashtanjeva, drejtor i Zyrës për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Përafërta në kuadër të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtesa Nezaj, eksperte e të drejtës së pronësisë intelektuale, Lulzim Syla, kryeinspektor i Inspektoratit të Tregut në Kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, dhe Blerim Sabedinaj, drejtor ekzekutiv i kompanisë Kos-Trade, u tha se puna e bërë në të kaluarën përmes Task Forcës për luftimin e Piraterisë, por edhe përpjekjet e Inspektoratit të Tregut për zbatimin e legjislacionit në fushën e pronësisë industriale janë të nevojshme por nuk mund të konsiderohen si të mjaftueshme pa rritjen e kapaciteteve njerëzore por edhe trajnimin e atyre ekzistuese.


Arian Zeka, drejtor ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë shprehu pritjet e tij se do të jetë presioni i institucioneve dhe bizneseve të Bashkimit Evropian, pas hyrjes në fuqi të MSA-së ai i cili do të detyrojë institucionet e Kosovës të rrisin dinamikën e veprimit të tyre.

Mosfunksionalizimi i Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës po rrezikon funksionimin e mirëfilltë të konkurrencës së drejtë, për shkak të pamundësisë së kontrollimit të krijimit të pozitës dominuese në treg, kontrollimit të përqendrimit të kompanive dhe luftimin e monopoleve. Të pranishmit theksuan nevojën e emërimit më të shpejtë të anëtarëve të këtij Komisioni me rëndësi të madhe i cili do të mbikëqyrte edhe punën e Autoritetit Kosovar të Konkurrencës. Ndërsa në anën tjetër, kompanitë bënë thirrje edhe për ndryshim-plotësimin më të shpejtë të Ligjit të Prokurimit Publik i cili do të mundësonte kryerjen e procedurave të prokurimit publik në mënyrë elektronike, duke rritur kështu transparencën dhe llogaridhënien dhe duke shmangur mundësinë e keqpërdorimeve.

Këto tema u diskutuan në panelin e dytë të përbërë nga Safet Hoxha, Kryetar i Bordit të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, Avdyl Krasniqi, Sekretar i Përgjithshëm i Autoritetit Kosovar të Konkurencës, dhe Ardi Shita, Ekspert Ligjor nga kompania Shita&Associates. Në këtë kontekst, u mirëprit edhe rekomandimi i Odës Amerikane rreth mundësisë së përfshirjes së klauzolave të arbitrazhit në kontratat e prokurimit publik si mekanizëm për zgjidhjen më efikase të kontesteve ndërmjet bizneseve dhe autoriteteve kontraktuese.

Paneli i tretë në përbërje të Lulzim Rafuna, Drejtor i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës, Bernard Nikaj, Ligjërues në Universitetin e Prishtinës, Sytrime Dervisholli, Udhëheqëse e Departamentit të Tregtisë në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, Visar Ramajli, Drejtor Menaxhues në Kivo dhe Fikret Havolli, Menaxher i Përgjithshëm i OrbiCo diskutoi mbi përfitimet dhe detyrimet që dalin nga MSA, sidomos në aspektin tregtar, përfshirë edhe reformat e nevojshme që Kosova duhet të ndërmarrë si në aspektin institucional, ashtu edhe në ngritjen e përparësisë konkurruese të bizneseve vendore, ashtu që kjo marrëveshje të ketë efektin e vet.
Po ashtu u tha se duke pasur parasysh sfidat me të cilat përballen bizneset e qe kanë të bëjnë me gjendjen aktuale të ambientit të të bërit biznes në vend, krahas rritjes së konkurrencës në vend, njëkohësisht edhe të efikasitetit dhe cilësisë, fokusi duhet të vihet edhe tek përfitimet që rezultojnë nga shtimi i potencialit të investimeve të huaja.

Drejtori i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës Lulzim Rafuna tha se krahas prezantimit të procedurave të thjeshtëzuara administrative, të cilat tanimë kanë treguar rezultate pozitive, institucioni që ai drejton do mbetet i përkushtuar për një profesionalizëm maksimal të personelit, i cili do të arrihet përmes trajnimeve të parapara në këtë drejtim, të cilat veçse kanë filluar të realizohen, duke përmendur këtu edhe asistencën e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Gjithashtu u përmend edhe inkasimi më i vogël që do të kenë Dogana e Kosovës, si rezultat i produkteve të cilat lirohen tërësisht nga detyrimet doganore, respektivisht lirimit në mënyrë progresive përgjatë dhjetë viteve të ardhshme, varësisht nga kategoria e mallrave përkatëse.

Një konkluzion tjetër i përgjithshëm i konferencës është se për përmirësim të fushave në të cilat momentalisht bizneset përballen me shumë probleme, është më se e domosdoshme rritja e efikasitetit të gjyqësorit kosovar. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Fafa Resort
EBC vjen me zbritjen e madhe vetëm një ditore në blerjet online

EBC vjen me zbritjen e madhe vetëm një ditore në blerjet online

EBC Cosmetics
Këto kompani të mëdha po ju kërkojnë – A jeni gati për një sfide të re?

Këto kompani të mëdha po ju kërkojnë – A jeni gati për një sfide të re?

Telegrafi Jobs
Hapet thirrja për aplikim për subvencionimin e izolimit të shtëpisë dhe ndërrimit të dritareve dhe dyerve të jashtme

Hapet thirrja për aplikim për subvencionimin e izolimit të shtëpisë dhe ndërrimit të dritareve dhe dyerve të jashtme

Ekonomi
Pauza të këndshme, shije të jashtëzakonshme - Pashteta MEKA

Pauza të këndshme, shije të jashtëzakonshme - Pashteta MEKA

MEKA HALAL FOOD
Gastronomët ankohen se iu ka rënë puna, tregojnë disa arsye që kanë quar në ulje

Gastronomët ankohen se iu ka rënë puna, tregojnë disa arsye që kanë quar në ulje

Ekonomi
Kalo në kategori