LAJMI I FUNDIT:

KEK-u vonon faljen e borxheve

KEK-u vonon faljen e borxheve

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) nuk po a zbaton vendimin e Qeverisë për faljen e borxheve të grumbulluara nga përfundimi i luftës e deri në fund të vitit 2008.

Zyrtarë të KEK-ut kanë thënë se shumë shpejt pritet që të fillojë falja e borxheve. Ndërsa, ata arsyetohen se disa paqartësi të Udhëzimit Administrativ për faljen e borxheve, si publikimi i listave kanë qenë disa pengesa për fillimin e implementimit të ligjit.

Edmond Nulleshi, zëdhënës në KEK, ka thënë se shumë shpejt pritet të fillojë falja e borxheve. Sipas tij, listat do të publikohen në ueb-faqe, së bashku me udhëzimet e nevojshme për konsumatorë.


Nulleshi ka thënë se në Udhëzimin Administrativ për faljen e borxheve nuk është përcaktuar se deri kur është afati i fundit për faljen e borxheve.

“Përkundër sfidës së faktit se bazat aktive të shënimeve të konsumatorëve të energjisë elektrike janë në KEDS/KESCO, KEK-u është duke përmbushur të gjitha kërkesat ligjore që dalin nga Ligji për Falje të Borxheve dhe legjislacioni i ndërlidhur. Në këtë vijë, KEK-u ka arritur të bëjë definimin e saktë të të gjitha borxheve që janë subjekt i këtij legjislacioni. /Zëri/Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Ekonomi
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Ekonomi
U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë

U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë

Ekonomi
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Ekonomi
Në vend të alarmit, zgjohu nga valët e detit - Bli apartament në Shëngjin

Në vend të alarmit, zgjohu nga valët e detit - Bli apartament në Shëngjin

Ekonomi
Kalo në kategori