LAJMI I FUNDIT:

Opozita nuk do të lejojë seancë as për buxhetin

Opozita nuk do të lejojë seancë as për buxhetin

Komisioni për Buxhet dhe Financa i Kuvendit të Kosovës e ka shqyrtuar në parim Projektligjin për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2016 dhe i ka rekomanduar Kuvendit miratimin e tij në lexim të parë.

Por, mbetet e paqartë se kur mund të miratohet në Kuvendin e Kosovës ky projektbuxhet, duke marrë për bazë zotimin për bllokimin e seancave të Kuvendit.
Opozita është e vendosur që të mos lejojë vazhdimin normal të punës së Kuvendit dhe institucioneve të tjera, pa u tërhequr marrëveshjet me Serbinë dhe demarkacioni me Malin e Zi.

Në bazë të procedurave ligjore, fundi i tetorit është koha kur Qeveria duhet të miratojë propozim-buxhetin për vitin fiskal, kurse deri në fund të dhjetorit duhet të miratohet nga deputetët e Kuvendit të Kosovës dhe të nënshkruhet nga presidentja Jahjaga.


Në mungesë eventuale të buxhetit të miratuar, në bazë të Ligjit për Menaxhimin e Financave, në tre muajt e parë, shpenzimet buxhetore mund të realizohen me 1/12 e buxhetit paraprak.

Por, bllokada e punës së Kuvendit mund të çojë në prishjen e marrëveshjes “stand-by” mes Kosovës dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar./Zëri/Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Ekonomi
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Ekonomi
U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë

U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë

Ekonomi
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Ekonomi
Në vend të alarmit, zgjohu nga valët e detit - Bli apartament në Shëngjin

Në vend të alarmit, zgjohu nga valët e detit - Bli apartament në Shëngjin

Ekonomi
Kalo në kategori