LAJMI I FUNDIT:

54 të rinj do të punësohen në Gjermani

54 të rinj do të punësohen në Gjermani

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS) ka nënshkruar marrëveshje me organizatën qeveritare gjermane GIZ, ndërmarrjen sociale Diakone (nga Gjermania) dhe Agjencinë për përkrahjen e punësimit në Kosovë (APPK) për aftësim profesional dhe punësim në Gjermani të 54 të rinjve nga Kosova.

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, tha se përpjekjet disamuajshe më në fund u kurorëzuan me sukses.

“Kjo ndryshe quhet ‘win-win’, që do të thotë se përfitimi është i shumanshëm. Kjo nënkupton se ndihma dhe përkrahja e të rinjve do të jetë gjithmonë prioriteti ynë. Ne si ministri e kemi përkrahur këtë proces që nga fillimi, andaj përvojat e mira gjermane të rinjtë t’i sjellin në Kosovë”, tha Abrashi.


Përfaqësuesi i ndërmarrjes sociale gjermane Diakone, Johanes Flothow, e ka vlerësuar të suksesshëm trajnimin e të rinjve të përzgjedhur, të cilët do të shkollohen dhe punësohen në Gjermani, duke thënë se kanë kërkuar njerëz të motivuar për këtë.

Ndërkaq, përfaqësuesi i GIZ-it, James Macbeth, ka falënderuar partnerët që kanë kontribuar në implementimin e këtij projekti, në veçanti institucionet të cilat kanë shprehur gatishmëri t’i ndihmojnë dhe t’u japin mundësi këtyre të rinjve./Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Ekonomi
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Ekonomi
U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë

U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë

Ekonomi
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Ekonomi
Në vend të alarmit, zgjohu nga valët e detit - Bli apartament në Shëngjin

Në vend të alarmit, zgjohu nga valët e detit - Bli apartament në Shëngjin

Ekonomi
Kalo në kategori