LAJMI I FUNDIT:

Asfaltohet rruga e fshatit Prelez

Asfaltohet rruga e fshatit Prelez

Është bërë asfaltimi i rrugës në Prelez të Jerlive. Moti i mirë që po mbretëron gjatë këtyre ditëve po shfrytëzohet edhe për të kryer shumë projekte infrastrukturore që po realizohen në Komunën e Ferizajt.

Për të parë nga afër punimet e asfaltimit të rrugës në Prelez të Jerlive, doli edhe kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa me bashkëpunëtorët e tij. Ai theksoi se kjo rrugë ka rëndësi shumë të madhe për banorët e këtij fshati.

“Është një arterie shumë e mirë, sepse ka dy dalje për në magjistralen Prishtinë-Shkup, dhe lidhet shumë mirë edhe me pjesën e qytetit. Është pra asfaltimi i unazës së brendshme të fshatit Prelez i Jerlive, nevojë kjo e kamotshme për banorët e këtij fshati”, ka thënë Svarqa.


Edhe banorët e fshatit e kanë vlerësuar tejet lart realizimin e këtij projekti jetik për ta. Ata thënë se një gjë e tillë është dashur të bëhet qysh me parë.

Vlera e këtij projekti kap shumën mbi 80 mijë euro, ndërkaq gjatësia e kësaj rruge është mbi një kilometër e gjysme. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Ekonomi
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Ekonomi
U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë

U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë

Ekonomi
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Ekonomi
Në vend të alarmit, zgjohu nga valët e detit - Bli apartament në Shëngjin

Në vend të alarmit, zgjohu nga valët e detit - Bli apartament në Shëngjin

Ekonomi
Kalo në kategori