LAJMI I FUNDIT:

Nënshkruhet sot marrëveshja për Fondin e Ballkanit Perëndimor

Nënshkruhet sot marrëveshja për Fondin e Ballkanit Perëndimor

Zëvendëskryeministri i parë, njëherësh ministër i Jashtëm i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka udhëtuar dje për në Pragë, ku do të marrë pjesë në Konferencën e sotme të ministrave të Punëve të Jashtme të Grupit te Vishegradit (V4) dhe atyre të vendeve të Ballkanit Perëndimor (WB6), njoftoi MPJ.

Thaçi mbrëmë ka pasur një takim bilateral edhe me ministrin e Punëve të Jashtme të Çekisë, Lubomir Zaoralek, e pas takimit dypalësh, të gjithë ministrat e Grupit të Vishegradit, ministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor, RCC-it, janë takuar edhe me zëvendëspresidentin e parë të Komisionit Evropian, F. Timmerman.

Në kuadër të sesionit plenar, sot ministrat e Grupit të Vishegradit dhe ministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor, bashkë me zyrtarët e RCC-it dhe ata të Komisionit Evropian do të diskutojnë për zgjerimin e BE-së, për raportet e progresit, për migrimin, bashkëpunimin rajonal, etj.


Gjithashtu, sot në samitin e Pragës, me një ceremoni solemne do të nënshkruhet edhe marrëveshja për Fondin e Ballkanit Perëndimor dhe në fund do të mbahet edhe një konferencë për media.

Grupi i Vishegradit apo V4 është një forum apo aleancë e bashkëpunimit rajonal në mes të Republikës së Çekisë, Hungarisë, Polonisë dhe Sllovakisë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Ekonomi
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Ekonomi
U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë

U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë

Ekonomi
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Ekonomi
Në vend të alarmit, zgjohu nga valët e detit - Bli apartament në Shëngjin

Në vend të alarmit, zgjohu nga valët e detit - Bli apartament në Shëngjin

Ekonomi
Kalo në kategori