Murselj Huseini, ish-kryetar i Komunës paralele të Gorës, për vite të tëra kishte ushtruar detyra zyrtare në kuadër të pushtetit lokal serb, i cili që prej pasluftës sfidon vazhdimisht autoritetin e institucioneve të Kosovës, shkruan sot Koha Ditore.
Ai nga viti 2008 deri në vitin 2011 ka qenë nënkryetar i Komunës së Gorës, derisa nga prilli i 2011-s e deri në vitin 2013 ka qenë kryetar, duke drejtuar ekzekutivin lokal “në të zezën”. Madje, gjatë këtij viti në një bisedë për “Kohën Ditore” ka pranuar se ka vepruar kundërligjshëm, duke miratuar financimin nga Beogradi, por se besimi që po i shërbente komunitetit goran e kishte shtyrë që asokohe të vazhdonte veprimtarinë.
“A kam qenë i vetëdijshëm se po veproj kundër rendit kushtetues e ligjor të Kosovës? Në njëfarë forme them se kam qenë, por njëfarë besimi më ka shtyrë që të vazhdoj derisa i njëjti filloi të zbehej nga dita në ditë, pasi e kam parë situatën se Kosova është shtet… Kam qenë i bindur se po veproja në interes të komunitetit goran. Dëshira ishte që të kemi një komunë të ndarë të Gorës, por kjo nuk u realizua si duhet”, ka thënë ai më herët gjatë këtij viti. Huseini qe shkarkuar nga posti i kryetarit të Komunës së Gorës në vitin 2013.
Në bazë të informatave të grumbulluara nga shoqëria civile në Beograd, del se Qeveria e Serbisë ndan mjete të konsiderueshme për të mbajtur gjallë praninë e saj në Kosovë. Në platformën online, të krijuar nga Qendra për Politikë Praktike, që quhet “Sa kushton Kosova?”, shkruan se nga qershori i vitit 1999 e deri më sot, Qeveria e Serbisë, në bazë të vlerësimeve zyrtare, në Kosovë shpenzon gjysmë miliardi euro në vit. “Shuma e përgjithshme e vlerësuar (e harxhimeve në Kosovë), në euro, deri në këtë moment është 8.23 miliardë”, shkruan në këtë platformë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInformata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave
Digjitalizimi i shërbimeve për qytetarët, Kurti: Është prioritet kyç i Qeverisë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Arda Guler nga Turqia i dërgon mesazh Carlo Ancelottit për minutazhën te Real Madridi
Çfarë janë uraganet, sa të rrezikshëm janë dhe çfarë mund të ndihmojë në zbutjen e dëmeve?
Mbi 160 mijë euro, 696 kilogramë mjaltë e 250 kilogramë fasule ia gjejnë në shtëpi – Policia arreston të dyshuarin në Ferizaj për kontrabandë e tregti të ndaluar
Pamje nga vizita e Jakup Krasniqit te varri i vëllait, më pas i takon familjarët në fshatin e tij
Kaloi 50 mijë konkurrentë në audicion - kush është Nora Tushi, shqiptarja që po mahnit jurinë gjermane
Berisha: Do të dalin audio-incizime të tjera, do të na vijë turp