LAJMI I FUNDIT:

Serbia riprogramon borxhet e rrymës në veri të Kosovës

Serbia riprogramon borxhet e rrymës në veri të Kosovës

Pasi që tanimë ka hyrë në fuqi vendimi i Qeverisë së Serbisë për formimin e Grupit Punues për pagesën e energjisë elektrike në veri të Kosovës, “Elektro Privreda Srbije” (EPS) ka filluar riprogramimin e borxheve të qytetarëve të ndërmarrjeve publike dhe të bizneseve në komunat veriore dhe në komunat me shumicë serbe në gjithë Kosovën.

Sipas një deklarate të drejtorit të EPS-së, Aleksandër Obradoviq, dhënë medieve serbe, të gjithë borxhlinjve tani u është lehtësuar puna që përmes riprogramit t’i shlyejnë borxhet. Ai ka thënë se qytetarët e Kosovës, pavarësisht nëse ata janë serbë apo shqiptarë, duhet gjithsesi të paguajnë për rrymën që kanë harxhuar.

Obradoviq ka precizuar se riprogramimi i borxheve bëhet për qytetarëve e komunave veriore, si dhe për qytetarët e komunave me shumicës serbe. Sipas drejtorit të “Elektro Privreda Srbija” (EPS), Aleksandër Obradoviq, “EPS Trgovina” dhe “Elektro Sever” nuk janë kompani të reja, por dy degë përmes të cilave EPS-ja do të funksionojë në gjithë territorin e Kosovës. /Zëri/Telegrafi/


Në trend Ekonomi

Më shumë
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Ekonomi
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Ekonomi
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Ekonomi
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Ekonomi
Digjitalizimi i shërbimeve për qytetarët, Kurti: Është prioritet kyç i Qeverisë

Digjitalizimi i shërbimeve për qytetarët, Kurti: Është prioritet kyç i Qeverisë

Ekonomi
Kalo në kategori