LAJMI I FUNDIT:

Hoti, nuk e përmend më numrin e vendeve të reja të punës

Hoti, nuk e përmend më numrin e vendeve të reja të punës

Ministri i Financave Avdullah Hoti , është tërhequr nga premtimi i dhënë në fushatën para zgjedhore për krijimin e 150 mijë vendeve të reja të punës. Ka thënë se qeveria nuk krijon vende të reja të punës, por bënë politika të favorshme për biznesin i cili sipas tij duhet të jetë promotorë i zhvillimit Ekonomikë. Ai këto komente i bëri mbrëmë në emisionin “Ekonomia me Erëzën”, në Kohavision.

“Qeveria nuk krijon vende pune, mirëpo bënë veprime të cilat qojnë deri të krijimi i vendeve të reja të punës. Pako fiskale, mbështetja e ndërmarrjeve të reja, Brezovica, të gjitha këto krijojnë një ambient mjaft të mirë të të bërit biznes në Kosovë”, tha Hoti.

Përkundër rritjes së shpenzimeve për skema social, Hoti këmbëngul se qeveria po bënë politika të djathta. Rritjen e shpenzimeve për paga e transfero sociale në dëm të shpenzimeve kapitale e ka arsyetuar me obligimin moral që ka qeveria ndaj pensionistëve dhe veteranëve. “Këtë vit i kemi rrit pagat për 30 milionë euro sepse e kemi pas obligim ligjor. Është dashtë të bëjmë kursime për ti rritur pagat, me asnjë problem financiar nuk jemi ballafaquar gjatë këtij viti . Ne jemi qeveri e djathtë i kemi dhënë prioritet zhvillimit ekonomik por kemi edhe anën sociale të cilën duhet ta marrim parasysh sepse është e vetmja skemë e cila nuk është rritur prej vitit 2003” shtoi Hoti. Rritja e pensioneve dhe fillimi i pagesës së veteranëve mund të mbesin vetëm në letër nëse kuvendi dështon të miratoj buxhetin në kohë.


Në anës tjetër, ministri i financave, Avdullah Hoti , tha se janë duke i identifikuar sektorët që kanë përparësi krahasuese me vendet e rajonit . Ai tha se vetëm gjatë këtij viti investimet janë tre fish më të mëdha se vitin e kaluar . Kur është pyetur se a do të investonte në Kosovë apo Maqedoni, Hoti tha se me ligjet që janë në fuqi që nga 1 shtatori Kosova ofron lehtësira në të bërit biznes.

Në emisioni Ekonomia me Erëzën, Hoti tha se hapa konkret janë ndërmarr edhe për ekonomin joformale. “Rritja ekonomike presim të jetë rreth 3.5 për qind , ndërsa rritja në ATK 14 për qind. Pra, kjo I bije qe ne kemi zvogëlim të ekonomisë joformal rreth 10%, duke ë nxitur qytetarët të mbledhin kupon fiskale” deklaroi Hoti. Sa i përket të hyrave Hoti tha se kemi rritje të të hyrave. Sipas tij, 13 për qind janë në Administratën Tatimore të Kosovës ndërsa rreth 8 për qind në Dogana. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Ekonomi
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Ekonomi
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Ekonomi
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Ekonomi
Digjitalizimi i shërbimeve për qytetarët, Kurti: Është prioritet kyç i Qeverisë

Digjitalizimi i shërbimeve për qytetarët, Kurti: Është prioritet kyç i Qeverisë

Ekonomi
Kalo në kategori