LAJMI I FUNDIT:

Katër të “pabindurat” e Eurozonës

Katër të “pabindurat” e Eurozonës

Italia, Lituania, Austria dhe Spanja janë katër vendet e eurozonës që rrezikojnë të shkelin rregullat e Bashkimit Europian mbi buxhetin gjatë vitit të ardhshëm.

Diçka e tillë bëhet e ditur nga Komisioni Europian. Edhe Franca vlerësohet se nuk do të arrijë disa prej objektivave fiskale të paracaktuara mes vendeve antare. Komisioni Europian që është krahu ekzekutiv i Bashkimit Europian, vlerëson çdo vit projekt buxhhetet e vendeve anëtare për të vlerësuar nëse ato janë në përputhje me paktin e rritjes dhe stabilitetit.

Rregulli numër një është limiti i defiçitit buxhetor, i fiksuar në 3% të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Disa prej vendeve antare tashmë kanë kërkuar që për shkak të krizës së emigrantëve dhe shpenzimeve që lidhen me të, situata të cilësohet si e jashtëzakonshme dhe të hiqen disa kufizime. Vetë kreu i Komisioni Europian, Jean-Claude Juncker e ka konfirmuar diçka të tillë, transmeton ScanTV.


Sipas tij, lehtësimet do ti mundësohen vetëm atyre vendeve që e meritojnë. Komisioni Europian pritet të saktësojë se si do të aplikohen këto lehtësime dhe kujt i takojnë. Vende si Spanja dhe Italia ndërkohë, rrezikojnë një buxhet jashtë rregullave edhe sikur t`iu mundësohen këto lehtësime. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Ekonomi
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Ekonomi
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Ekonomi
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Ekonomi
Digjitalizimi i shërbimeve për qytetarët, Kurti: Është prioritet kyç i Qeverisë

Digjitalizimi i shërbimeve për qytetarët, Kurti: Është prioritet kyç i Qeverisë

Ekonomi
Kalo në kategori