LAJMI I FUNDIT:

Çmimet bujqësore kanë rënë për 8.9 për qind

Çmimet bujqësore kanë rënë për 8.9 për qind

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Indeksin e Çmimeve të Prodhimeve dhe Çmimet në Bujqësi“ për tremujorin e tretë. Për t’i vërejtur ndryshimet sipas ASK-së janë prezantuar të dhëna për tremujorët e tretë (TM3) të viteve 2010 – 2015.
Ky publikim është i bazuar në grumbullimin e çmimeve të prodhimeve bujqësore vendore në Kosovë. Grumbullimi i të dhënave është bërë në treg, ferma dhe në vendet e tjera, ku çmimet e prodhimeve bujqësore mund të grumbullohen.

Prodhimet, që krijojnë bazë për indeksin e çmimeve të prodhimeve bujqësore janë ndarë në dy grupe kryesore: Prodhimet bimore dhe blegtorale. Në kuadër të prodhimeve bimore, çmimet janë grumbulluar për këto grupe: drithëra, bimë foragjere, perime, patate dhe pemë.
“Në prodhimet blegtorale çmimet janë grumbulluar për kafshët dhe prodhimet blegtorale. Në kuadër të blegtorisë çmimet grumbullohen për katër kategori të kafshëve: gjedhe, dele, derra dhe pula. Këto çmime janë bazuar në peshën e gjallë të kafshëve. Në kuadër të prodhimeve blegtorale çmimet janë grumbulluar për: qumësht, vezë dhe mjaltë. Të gjitha çmimet janë llogaritur në Euro dhe njësitë matëse janë në kg, litër dhe copë”, njofton komunikata e ASK-së raporton Telegrafi.

Në tremujorin e tretë të vitit 2015 indeksi i çmimeve të prodhimeve blegtorale ka rënie për – 8.9% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2014.
“Kurse, indeksi i çmimeve të prodhimeve bimore ka rënie për – 1.1% në tremujorin e tretë të vitit 2015 krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2014. Indeksi i përgjithshëm i prodhimeve bujqësore ka rënie për – 4.2% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2014”, tregon raporti i Agjencisë sw Statistikave tw Kosovës për prodhimet bujqësore. /Telegrafi/