LAJMI I FUNDIT:

Do të rregullohet shtrati i lumit në Gadime të Ulët

Do të rregullohet  shtrati i lumit në Gadime të Ulët

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, dje ka marr pjesë në përurimin e rregullimit të shtratit të lumit në fshatin Gadime e Ulët. Ky projekt është realizuar në kuadër të programit “Kosova e bukur II”, në bashkëpunim me MPMS-në dhe Zyrën e BE-së në Kosovë, ndërsa është implementuar nga IOM-i

Abrashi falënderoi Zyrën e BE-së dhe IOM-in, për realizimin e këtij projekti, i cili është duke u financuar nga programet e IPA-s të Komisionit Evropian. “Projektet që janë duke u realizuar nga ky program, përveç që kanë krijuar kushte më të mira për mjedis dhe infrastrukturë më të mirë publike komunale, gjatë realizimit të këtyre projekteve janë duke u krijuar mundësi më të mëdha punësimi” tha ai.

Në këtë ceremoni mori pjesë edhe përfaqësuesi i zyrës së BE-së në Prishtinë, Mr. Libor Chlad. Ai i përgëzoi banorët e fshatit për projektin e realizuar duke premtuar se edhe në të ardhmen do të financohen projekte të ngjashme në shërbim të qytetarëve.


Me rastin e përurimit, përshëndeti edhe kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti. Kryetari Ahmeti duke falënderuar donatorët dhe implementuesit e projektit, kërkoi që ky projekt të vazhdojë tutje deri në kompletimin e tij edhe vitin e ardhshëm. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Ekonomi
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Ekonomi
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Ekonomi
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Ekonomi
Digjitalizimi i shërbimeve për qytetarët, Kurti: Është prioritet kyç i Qeverisë

Digjitalizimi i shërbimeve për qytetarët, Kurti: Është prioritet kyç i Qeverisë

Ekonomi
Kalo në kategori