LAJMI I FUNDIT:

Mësimdhënësit në Obiliq nënshkruajnë kontratë kolektive

Mësimdhënësit në Obiliq nënshkruajnë kontratë kolektive

Mësimdhënësit të Komunës së Obiliqit nga sot kanë filluar të marrin kontratat për kohë të pacaktuar. Këto kontrata sipas mësimdhënësve do të shërbejnë edhe për rritjen e cilësisë së arsimit në Kosovë.

Drejtori i Arsimit në Komunën e Obiliqit, Agim Spahiu, është shprehur që ky proces i i nënshkrimit të Kontratave Kolektive do të jetë në favor të mësimdhënësve.

“Sot do të fillojmë zyrtarisht me lëshimin e kontratave me kohë të pacaktuar sipas obligimit të Kontratës Kolektive…edhe ky proces i lëshimit të kontratave në kohë të pacaktuar të jetë një proces i cili do të jetë proces në favorizimin e mësimdhënësve në performancë të shkëlqyer. Në këtë proces janë paraparë edhe disa modalitete, disa kritere është fuqizuar autoriteti i drejtorit, është fuqizuar procesi i llogaridhënies. Ne këtë obligim që ka dal nga kontrata kolektive e kemi marr seriozisht dhe nuk kemi dashur që procesi te jetë rutinor, i pavlefshëm”, tha Spahiu.


Pavarësisht situatës dhe sfidave nëpër të cilat ka kaluar vendi, si më meritorët shihen mësimdhënësit për lirin e vendit.

Nënkryetari i Komunës së Obiliqit, Nystret Kelmendi, ka thënë që ky nënshkrim i kontratave do duhet të ishte bërë më herët, por siç tha ai për shkaqe të njohura nuk ka mundur të ndodhë deri tani. Kelmendi shpreson që këto kontrata do të jetë një stimulim për mësimdhënësit.

“Pavarësisht se shteti i Kosovës ka kaluar nëpër një gjendje fare ka kaluar për këtë liri që e kemi nuk do të ishte pa sakrificën e juaj të nderuar arsimtarë. Pra është një akt, sublim i juaji, është një sakrificë shumë e madhe për të ardhur deri këtu për të qenë një shtet i pavarur, sovran, demokratik, pra pa punën e juaj kjo punë nuk do të ishte deri më tani. Ndoshta ky nënshkrim zyrtar i kontratave kolektive do të ish dashur të bëhej edhe më herët ja që deri më tani është zvarritur për shkaqe të njohura, sepse shteti i Kosovës ende është një shtet i konsoliduar dhe kemi një buxhet të konsoliduar….Uroj që kjo kontratë të jetë edhe nj stimulim edhe më i madh edhe për punën më të madhe që jeni duke e bërë”, tha Kelmendi.

Drejtori i Shkollës së Mesme Profesionale “Hasan Tahsini “ në Obiliq, Sahit Zeqiri, thotë që kjo është një e drejtë legjitime e mësimdhënësve në Kosovë.

Edhe Zeqiri tha që këto kontrata do të jenë një ndihmesë e rritjes së cilësisë së arsimit në Kosovë. “Është bërë një punë e mrekullueshme që ne të gjithë mësimdhënësit në nivel të Kosovës këtë çështje e kemi pritur pa durim sepse mendoj që është një e drejtë legjitime e cila fatbardhësisht ka arritur që në shtetin tonë të ri, do të thotë në Republikën e Kosovës të nënshkruhen këto kontrata kolektive ku mendojmë që do të jetë si nj ndihmesë e mrekullueshme për arritjen e cilësisë në nivel të Kosovës”, tha Zeqiri.

Fillimisht do të lëshohen Kontrata Kolektive për kategoritë e mësimdhënësve, për të cilët nuk ka dilema sa i takon kritereve për lëshimin e kontratave. Të drejtën e kësaj kontrate do ta ketë çdo i punësuar në sistemin e arsimit, i cili është në harmoni me infrastrukturën ligjore, punëtori i cili ka dy e më tepër vjet përvojë pune, i cili është i licencuar, vlerësimi i performancës për të punësuarin nga SIA ose Drejtoria e Shkollës është i kënaqshëm, punëtori ka minimum 10 orë të rregullta. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Ekonomi
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Ekonomi
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Ekonomi
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Ekonomi
Digjitalizimi i shërbimeve për qytetarët, Kurti: Është prioritet kyç i Qeverisë

Digjitalizimi i shërbimeve për qytetarët, Kurti: Është prioritet kyç i Qeverisë

Ekonomi
Kalo në kategori